Malësia e Madhe, gati për Festivalin Folklorik të Gjirokastrës
Ansambli Folklorik i Malësisë së Madhe ka nisur përgatitjet për një paraqitje dinjitoze në Festivalin Folklorik Kombëtar, që do të zhvillohet në fund të muajit shtator në kalanë e qytetit jugor të Gjirokastrës. Jonuz Delaj, rapsod i njohur i kësaj zone në veri të Shqipërisë, pjesëmarrës i të gjitha festivaleve folklorike që organizohen çdo 5 vjet nga viti 1957 është shprehur optimist për përgatitjet e instrumentistëve dhe interpretuesit e Malësisë së Madhe. ky ansambël është nderuar edhe me vende të para në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës ndaj edhe këtë herë shpresojnë të kthehen me një çmim. Në Festival, grupi i Malësisë së Madhe do të përfaqësohet vetëm me veglat tradicionale, lahutat, fyellin, zumaren, gjerin, ndërsa në program parashikohet dhe interpretimi i shumë lojërave popullore të zonës. Festivali Folklorik i Gjirokastrës është aktiviteti më i madh i muzikës popullore në vend. Për herë të parë ky aktivitet u zhvillua në qytetin e Tiranës, në vitin 1957, me siglën "Festivali Kombëtar i Këngës Muzikës dhe Valles". Në Gjirokastër, Festivali u zhvillua në vitin 1968, për të vijuar këtu çdo 5 vjet deri në vitin 1988.
Në vitin 1995, Festivali u zhvillua në kalanë e qytetit të Beratit dhe në vitin 2000 u rikthye në qytetin e Gjirokastrës. Edicionin e kaluar në këtë aktivitet morën pjesë mbi 1 mijë konkurrues nga të gjitha trevat shqiptare.
Në vitin 1995, Festivali u zhvillua në kalanë e qytetit të Beratit dhe në vitin 2000 u rikthye në qytetin e Gjirokastrës. Edicionin e kaluar në këtë aktivitet morën pjesë mbi 1 mijë konkurrues nga të gjitha trevat shqiptare.