E Diel, 1 Nëntor 2026

Golfi dhe regbia me 7 lojtarë marrin "Ok"

Regbia me shtatë lojtarë në fushë dhe golfi janë dy disiplinat më të reja që do t‘i shtohen programit olimpik për vitin 2016. Pjesëmarrja e tyre në Olimpiada pritet të zyrtarizohet në muajin tetor, pas votimit në Kopenhagen, ku do të përcaktohet edhe qyteti, në të cilin do të zhvillohet evenimenti. Ky është vendimi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (CIO), pas mbledhjes së zhvilluar dje në Berlin. Ndërkohë, që prej Olimpiadës 2012 në Londër, sporteve pjesëmarrëse do t‘i shtohet boksi i femrave.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›