BSH: Dy rreziqet për ekonominë
Banka e Shqipërisë në raportin e saj më të fundit zbulon dy faktorët që mund të kthehen në rreziqe për ekonominë vendase.
Fabiola Çela
Rritja e vazhdueshme e çmimeve të mallrave ushqimore dhe ajo e kredidhënies, mund të kthehen në bumerantë për stabilitetin financiar në vend. Në një situatë të tillë, BSH-ja i ka rekomanduar qeverisë që t'i marrë masat e duhura për t'i paraprirë rritjes së çmimeve si dhe iu ka rekomanduar bankave që të rrisin cilësinë e tyre në dhënien e kredive.
Çmimet
Çmimet e drithërave dhe disa mallrave të tjerë ushqimorë kanë pësuar rritje në shumë vende të botës. Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, rezulton se Shqipëria renditet ndër vendet që e kanë ndjerë më shumë këtë krizë çmimesh të produkteve ushqimore, e sidomos drithit. Kjo, pasi kategoria e "Ushqimeve të papërpunuara" zë peshën më të madhe në shportën e mallrave të konsumit. Por për fat të keq kjo krizë çmimesh që ka nisur që vitin e kaluar nuk ka të ndalur. Muajt e parë të këtij viti janë shoqëruar me rritje të ndjeshme të çmimeve në treg. "E ardhmja për çmimet e produkteve ushqimore në botë dhe në vend mbetet shumë e pasigurt", thuhet në raportin e BSH-së. Në fakt, çmimet e produkteve ushqimore dhe bujqësore në tregun botëror kanë nisur të rriten që nga viti 2001, ndërkohë që kjo rritje u përshpejtua gjatë gjysmës së dytë të vitit 2007. Shkak për këtë ishin rritja e çmimeve të lëndëve energjetike, shtrenjtimi i plehrave kimikë, nivelet e ulëta të rezervave si dhe moti i thatë. Megjithatë një tjetër faktor që ka ndikuar në rritjen e çmimeve të mallrave ushqimore në botë, janë edhe programet e qeverive për zhvillimin e burimeve alternative për prodhimin e bio-karburanteve nëpërmjet lëndëve të para bujqësore. Për rrjedhojë, fermerët u orientuan drejt prodhimit të këtyre bimëve si misri, por duke shkaktuar kështu rënien e ofertës për produkte të tjera bujqësore dhe rritjen e çmimeve të tyre në shumë vende të botës, përfshi këtu edhe vendin tonë. Në fakt, në tregun vendas rritja e çmimit të këtyre mallrave ka një ndikim të ndjeshëm, pasi ekonomia jonë është e orientuar drejt importeve dhe çdo luhatje që ka në tregun e jashtëm, çmimi i këtyre produkteve reflektohet menjëherë në tregun vendas. Në një situatë të tillë, Banka e Shqipërisë i ka rekomanduar qeverisë shqiptare që t'i hedhë sytë drejt zhvillimit të sektorit bujqësor, duke e parë atë si të vetmen mënyrë që mund të zbusë rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore.
Kreditë
"Gjatë vitit 2007, norma e rritjes së kredisë është ngadalësuar në 50.4 për qind, duke shënuar normën më të ulët të dy viteve të fundit. Gjithsesi në këto nivele rritja e portofolit të kredisë vlerësohet të jetë e lartë dhe mbart në një periudhë afatmesme rreziqet potenciale, si për stabilitetin e çmimeve, ashtu edhe për atë financiar", thuhet në raportin e Bankës Qendrore. Gjatë këtij viti, kriza e kredive hipotekare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk pati ndonjë ndikim të ndjeshëm në tregun financiar në vend. Por, pavarësisht kësaj, BSH-ja u ka tërhequr vëmendjen të gjitha bankave të nivelit të dytë të rrisin cilësinë e kredidhënies. "Tregu i kredive hipotekare është në rritje prej disa vitesh tashmë. E gjitha kjo situatë kërkon kujdes maksimal nga ana e bankave në drejtim të ruajtjes së cilësisë së kreditimit", cilësohet në raportin e Bankës.
Rriten me 20 lekë çmimet e ushqimeve
Kriza botërore e çmimeve të produkteve ushqimore duket se ka dhënë efektet e saj të para në tregun vendas. Në një hark kohor prej 10 ditësh, çmimet e ushqimeve janë shtrenjtuar me 20 lekë më shumë. Në dyqanet e pakicës në kryeqytet, një kilogram oriz kushton 20 lekë më shumë se pak ditë më parë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me çmimet e miellit, sheqerit dhe makaronave. Tregtarët e pakicës në kryeqytet shprehen se rritja ka ardhur nga tregtarët e mëdhenj. Por sipas këtyre të fundit, shkak për këtë është rritja e çmimeve në tregun ndërkombëtar. Pavarësisht se i kujt është faji, një gjë është e sigurt, se rrogëtarët dhe pensionistët janë të parët që preken nga ky ndryshim çmimesh, kjo pasi edhe blerjet e tyre në treg janë të përqendruara në produktet ushqimore.