"Çmendet" çmimi i naftës, i afrohet 120 USD/fuçi
"Çmendet" çmimi i arit në zi në bursat ndërkombëtare.
Shkak për këtë është bërë greva e rafinerisë së naftës në Britaninë e Madhe. Për rrjedhojë, një fuçi naftë iu afrua sërish pragut historik prej 120 dollarësh për fuçi. Rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare ka një ndikim të madh në tregun vendas, kjo për vetë konjukturën që ka tregu, ku mbi 85 për qind e kërkesës për naftë plotësohet nga importi. Përballë një situate të tillë, ku çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare sa vjen dhe shtrenjtohet edhe më shumë, importuesit kanë deklaruar se do të rrisin sërish çmimin e karburanteve në vend. Duke parë që kuotimi i arit të zi në bursat ndërkombëtare sa vjen e shtrenjtohet dhe më shumë, ata i kanë sugjeruar qeverisë që të marrë disa masa lehtësuese për ta. Sipas tyre, qeveria mund të ulë përkohësisht nivelin e akcizës për karburantet, në mënyrë që rritja e çmimit të tyre në treg të ishte më e lehtë. Në këtë mënyrë konsumatori vendas do të ishte më i mbrojtur ndaj ndryshimeve që pëson çmimi i arit të zi në bursat ndërkombëtare.