BSH: Dyshime për rritjen ekonomike
Banka e Shqipërisë ngre dyshime rreth rritjes ekonomike të nxjerrë nga INSTAT-i, me argumentin se "ka bërë vlerësim dhe jo matje". Sipas guvernatorit Ardian Fullani, "Matja e një treguesi ka një shkallë shumë më të lartë saktësie sesa vlerësimi i tij". Në këtë mënyrë, BSH "tkurr" entuziazmin e qeverisë për rritje ekonomike tremujore 9.9 për qind, me faktin se për llogaritjen e tij nuk merren në konsideratë disa tregues tepër të rëndësishëm. Lidhur me rritjen ekonomike për vitin 2008, BSH mban qëndrimin e palëkundur për nivelin rreth 6 për qind dhe jo 7.2 për qind, sikundër pretendon Ministria e Financave. "Sipas të dhënave zyrtare të disponueshme dhe duke gjykuar mbi një sërë treguesish të tërthortë, Banka e Shqipërisë konstaton se aktiviteti ekonomik i vitit 2008 është zhvilluar përgjithësisht në linjë me parashikimet e fillimvitit, si për sa i përket rritjes ekonomike ashtu edhe në drejtim të ruajtjes së balancave makroekonomike", shprehet në raportin e "Politikës Monetare 6-mujori i dytë", guvernatori Fullani. Në raport janë të paraqitura efektet negative të krizës financiare botërore, që sipas BSH-së, do të prekin disa sektorë kryesorë të ekonomisë.
Vlerësimi
Banka e Shqipërisë vlerëson raportin e INSTAT mbi treguesin e Prodhimit të Brendshëm Bruto tremujor, si mjet i rëndësishëm në marrjen e vendimeve ekonomike. Por nga ana tjetër, BSH tregohet dyshuese rreth përdorimit të këtij treguesi të nxjerrë nga INSTAT, me argumentin se "nuk paraqet saktësi". Në komentin për rritjen ekonomike të nxjerrë nga INSTAT, guvernatori Fullani përdor dy standarde. Në të parën thotë se, "Të dhënat tremujore të PBB-së ndihmojnë analizat ekonomike. Ato arrijnë të ekzaminojnë aktivitetin ekonomik dhe nivelin e tij krahasuar me prirjen afatgjatë apo me ciklin e biznesit. Të dhënat e PBB-së tremujore shërbejnë si lëndë e parë në: procesin e parashikimit
dhe të modelimit të treguesve makroekonomikë në terma afatshkurtër e afatmesëm; procesin studimor dhe analitik". Por këto vlerësime bien poshtë kur bëhet fjalë për vendimmarrje nga ana e Bankës Qendrore. "Përdorimi i këtij treguesi (rritja ekonomike tremujore), në analiza në shërbim të vendimmarrjes në Bankën e Shqipërisë, do të realizohet në mënyrë graduale për tri arsye të ndryshme", deklaron banka. Sipas saj, kërkohet një familjarizim më i plotë i ekspertëve me metodologjinë e vlerësimit të PBB-së tremujore, gjë që u shërben analizave të sakta të ekonomisë që BSH realizon. "Njohja e mirë e të gjitha aspekteve metodologjike, përbën një fazë paraprake shumë të rëndësishme, që do t‘i shërbejë përdorimit të drejtë të këtij treguesi në të ardhmen", përfundon komentin autoriteti më i lartë monetar.
Ekonomia
Norma mesatare e inflacionit gjatë vitit 2008 shënoi vlerën 3.4 për qind, duke qenë afër objektivit të BSH-së. Ndërkohë, të dhëna të tërthorta mbi aktivitetin ekonomik gjatë tremujorit të fundit, kryesisht financiare, sugjerojnë për një ngadalësim të lehtë të aktivitetit ekonomik në tremujorin e fundit të BSH-së. Sipas bankës, sektori i ndërtimit vazhdon të ketë peshën kryesore në rritjen e prodhimit vendas. Lidhur me efektet negative, investimet e huaja direkte neto gjatë tremujorit të tretë të vitit 2008, vlerësohen në nivelin 124 milionë euro ose rreth 45 për qind më të ulëta se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas BSH-së, ekonomia shqiptare do të përballet me një ambient më të vështirë ekonomik gjatë vitit 2009, i cili mund të shtrojë për zgjidhje një grup tjetër problemesh. Sektorët që janë më të ekspozuar ndaj krizës ekonomike janë remitanca (të ardhurat nga emigrantët) sistemi financiar. Ndikimi i këtyre faktorëve mund të materializohej në një rritje ekonomike më të ngadaltë gjatë vitit 2009. Papunësia në 2008 u ul me 1.5 për qind, kreditimi me rreth 35 për qind, kurse deficiti korrent u rrit me 43 për qind.
Pse dyshon BSH-ja?
Së pari, PBB tremujore nuk është matje, por një vlerësim që bëhet subjekt i rishikimit të vazhdueshëm. Matja e një treguesi ka një shkallë shumë më të lartë saktësie sesa vlerësimi i tij, proces i cili është më i ekspozuar ndaj elementeve të pasigurisë
Së dyti, Banka do ta vlerësojë serinë e PBB-së tremujore përgjatë një kohe të mjaftueshme, pasi të realizojë analizat e konsistencës me një sërë treguesish të sektorit real të ekonomisë. Ky hap i shërben analizës së vendimmarrjes së deritanishme dhe asaj të së ardhmes
Së treti, disponimi i një serie më të gjatë të PBB-së tremujore dhe madje edhe me metodën e shpenzimeve, do të ndihmonte ekspertët e Bankës, në veçanti për analizat e konsistencës