Kontratat me shtëpitë botuese pas korrigjimit të teksteve
Tekstet shkollore të sistemit parauniversitar, pra të atij bazë dhe të mesëm, do të vënë përballë detyrimesh të reja shtëpitë botuese. Përfaqësues të Ministrisë së Arsimit konfirmojnë faktin se kontratat me këto shtëpi botuese për tekstet e këtij viti do të nënshkruhen me disa kushte. Më i rëndësishmi mes tyre është riparimi i gabimeve të evidentuara në tekstet shkollore nga vetë mësuesit e lëndëve dhe nxënësit.
"Rilidhja e këtyre kontratave do të jetë e vlefshme vetëm pasi të jenë korrigjuar edhe gabimet apo defektet që këto tekste kanë shfaqur gjatë vitit mësimor", shprehen përfaqësues të MASH-it.
Shtëpitë botuese tashmë kanë depozituar alternativat e tyre pranë komisionit të miratimit në MASH, në përputhje me programet e lëndëve që kanë në duar. Aty mungon programi i letërsisë dhe gjuhës shqipe për nxënësit e klasave të dhjeta ose vitet e para të gjimnazeve për shkak të problematikave të krijuara me të.
Ndërkohë, në përputhje me qëndrimin e mbajtur publikisht nga ministri i Arsimit, Fatos Beja, mësohet se do të respektohen rezultatet e teksteve, të cilat kanë qenë fitues në vitin e kaluar, nga klasa e parë deri në vitin e katër të shkollës së mesme. Tekstet për të cilat janë ofruar 3, 4, 5 apo më shumë alternativa, nuk do të ketë nevojë të përsëriten për këtë vit. Ndërsa për tekstet e lëndëve për të cilat ka pasur vetëm një alternativë ose dy do të rihapet procesi i kërkesës për tekste të reja alternative në mënyrë që të ofrohen më shumë tekste për mësuesit gjatë përzgjedhjes. Një tjetër ndryshim, me të cilin është shoqëruar rregullorja e zgjedhjes së këtyre teksteve, është dhe shtimi i alternativave të huaja për disa lëndë. Vetëm për vitin e parë të gjimnazit është menduar që të futen në tregun shqiptar edhe tekste të vendeve të ndryshme evropiane, me arsim të konsoliduar, tekste që janë në përputhje me programin e miratuar në Shqipëri. Ndërkohë që kjo risi po synohet që të shtrihet edhe për lëndët e shkencave ekzakte si fizika, biologjia, kimia, matematika, në mënyrë të tillë që të arrihet përmirësimi i njohurive të nxënësve shqiptarë.