BSH: IBAN do të ulë kostot
Banka e Shqipërisë njoftoi se vendosja e Numrit Ndërkombëtar të Llogarisë Bankare, IBAN do të sjellë uljen e kostos së transfertave bankare, gjë që duhet të reflektohet edhe në tarifat që bankat zbatojnë, por zyrtarë të bankave të ndryshme thonë se tani për tani asnjë reduktim tarifash nuk pritet. Shqipëria filloi përpjekjet për vendosjen e kodit IBAN dy vjet më parë, ndërsa nga 1 qershori, të gjitha bankat do të pajisin llogaritë bankare të shqiptarëve me një kod të tillë.
IBAN-i përdoret si një informacion bankar ndërkombëtar, që në mënyrë unike identifikon llogarinë e klientit pranë një institucioni financiar dhe aktualisht është zbatuar dhe përdoret në 46 vende të ndryshme të botës, kryesisht shtete anëtare të BE-së, por edhe vende të tjera të rajonit si Kroaci, Maqedoni, Turqi, Serbi etj. Informacioni mbi IBAN-in shqiptar është publikuar në regjistrin ndërkombëtar të IBAN-it, publikuar nga SWIFT në muajin prill 2009.
Përdorimi
"IBAN-i përbën një risi në Shqipëri nën presionin e vazhdueshëm për përmirësimin e eficensës së transfertave ndërkufitare, përkatësisht reduktimin e kostos dhe të kohës së kryerjes së tyre, si dhe rritjes së cilësisë së shërbimit", tha BSH në një deklaratë për shtyp. Ky standard u dizajnua fillimisht për të zgjidhur problemin e pagesave ndërkufitare, me qëllim kryerjen e transferimeve mes bankave në shtete të ndryshme, por gjen zbatim edhe për pagesat brenda vendit, për sa kohë sektori bankar në Shqipëri nuk ka një standard bazë për numrin e llogarive.
Avantazhi kryesor/primar i IBAN është ofrimi i mundësisë për procesimin në mënyrë automatike të llogarive të çdo banke në çdo vend të botës, kryesisht për kryerjen e transfertave ndërkufitare. Kjo nënkupton verifikimin e regjistrimit të saktë të numrit të llogarisë, nëpërmjet një shifre kontrolli të krijuar nga një procedurë standarde ndërkombëtare.
Për një periudhë kohe njëvjeçare, bankat në Republikën e Shqipërisë kanë mundësuar përshtatjen e sistemeve të brendshme për krijimin, validimin, transmetimin dhe publikimin e IBAN-it gjatë procesimit të transaksioneve financiare. Bankat kanë zëvendësuar numrat ekzistues të llogarive me strukturën e IBAN-it, si dhe kanë marrë masat për njoftimin e klientëve në lidhje me numrin IBAN, brenda datës 1 qershor 2009.
Duke filluar nga data 1 janar 2010, bankat janë të detyruara të kontrollojnë vlefshmërinë e IBAN-it të llogarisë së dërguesit/përfituesit të përfshira në instruksionin e pagesës, në hyrje apo dalje, pavarësisht formës elektronike apo letër, të marrjes së informacionit mbi IBAN-in. Në rast se verifikohet pasaktësi nga procedurat e vlefshmërisë, banka refuzon të kryejë pagesën në fjalë. Duke filluar nga kjo datë, edhe sistemet shqiptare të pagesave bëjnë kontrollin e vlefshmërisë së llogarive të përfshira në instruksionet e pagesave dhe në rast pasaktësie, refuzojnë urdhërpagesat në fjalë.