E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja: Mou do të divorcohet me Interin

Ndonjëherë 0.1% i 100% mund të të bëjë të shpresosh më shumë se sa 99.9%. Kjo ka ndodhur me shtypin spanjoll, që i komenton kështu deklaratat e Murinjos në konferencën për shtyp. "As" e "Marca"i kanë kthyer sytë nga trajneri i ardhshëm i Realit të Madridit, ku objektiv kryesor sipas tyre është tekniku i Interit. "As‘ ka bërë dje të ditur 5 kushtet e Murinjos për të ardhur në "Bernabeu": "Dëshiron pushtet absolut; një rrogë prej 9 milionë eurosh neto; tre bashkëpunëtorë portugezë; maksimumi 23 lojtarë; dhe marrëveshje të domosdoshme me Massimo Moratin". Ndërsa "Marca" thekson e menaxheri Horge Mendes është takuar me Florentino Perez.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›