Koncesionet e qeverisë, shumica për firma fantazmë
Qeveria shqiptare ka nënshkruar gjatë gjashtë viteve të fundit një numër jashtëzakonisht të madh kontratash koncesionare, të cilat premtojnë miliarda euro investime, por shumica e koncesioneve u janë dhënë kompanive të panjohura, të cilat kanë regjistruar në Shqipëri "kioska" me kapital themeltar prej vetëm 800 eurosh, bëhet e ditur nga ballafaqimi i vendimeve të koncesioneve me realitetin në terren. Rrugë me katër korsi, linja interkonjeksioni energjetik Shqipëri-Itali, apo hidrocentrale, të gjitha të dhëna me koncesion, kanë mbushur edicionet e lajmeve dhe njoftimet e qeverisë, por pas miliardave të eurove të premtuara duket se nuk ka asgjë tjetër veç fjalëve. Për më tepër, në shumë raste, koncesionet u janë akorduar kompanive inekzistente, të cilat sakaq janë përpjekur të shesin lejet e firmosura nga qeveria apo janë dorëzuar.
Infrastruktura
Së paku dy segmente rrugore janë dhënë me koncesion në Shqipëri, por vetë rruga nuk duket gjëkundi. Qeveria ka shpallur gjithashtu fillimin e procedurave për dhënie me koncesion të linjave hekurudhore dhe porteve që nëse realizohen, do të konkurrojnë për nga madhësia Roterdamin, Shangain apo Dubain. Rruga Tiranë-Elbasan (Vaqarr-Papër), u propagandua përmes një emisioni televiziv herët në vitin 2006. Pas disa muajsh, qeveria iu nënshtrua presionit mediatik dhe lëshoi një kontratë koncesionare. Ekspertët e infrastrukturës vënë buzën në gaz edhe sot e kësaj dite, kur kujtojnë atë histori. Këshilli i Ministrave, institucioni më i lartë në vend, mblidhet, diskuton dhe firmos leje koncesionare për një rrugë që nuk kishte realisht asnjë logjikë. Asnjë projekt serioz mbi leverdishmërinë e rrugës nuk u paraqit dhe asnjë garanci që të tregonte se koncesionmarrësi kishte paratë për një sipërmarrje të tillë, nuk u dha. Tre vjet më pas, kontrata koncesionare ka mbetur në letër.
Një segment tjetër rrugor, i quajtur autostrada Thumanë-Rrogozhinë, është dhënë me koncesion së paku dy herë. Herën e parë, ishte qeveria e Fatos Nanos ajo që e shpalli me pompozitet projektin. Por edhe ajo mbeti në letër. Për një kohë të gjatë, vitin e kaluar, qeveria foli për një kompani letoneze të interesuar për të ndërtuar linjë hekurudhore Vlorë-Maqedoni, por së paku në këtë rast nuk u firmos leje koncesionare.
Vetëm pak ditë më parë, qeveria firmosi një kontratë tjetër koncesionare, atë të ndërtimit të një porti kontejnerësh me kapacitet 3 milionë kontejnerë në vit, me vlerë investimi prej mbi 1 miliard euro. Kompania koncesionmarrëse është e regjistruar në Zvicër dhe ka një kapital themeltar prej 200 mijë eurosh.
Interkonjeksionet
Qeveria shqiptare ka nënshkruar pesë kontrata koncesionare për ndërtim linjash interkonjeksioni Shqipëri-Itali, por deri tani ka anuluar njërën prej tyre pa bujë dhe pa dhënë shumë shpjegime. "Ne do ta zgjidhim krizën energjetike përmes një linje interkonjeksioni nga Semani në Bari", deklaroi në verën e vitit 2007, zëdhënësja e qeverisë Majlinda Bregu. Linja në fjalë u dha me koncesion për kompaninë "ASG Poker". Në atë kohë, Shqipëria po vuante krizën më të rëndë energjetike që nga koha kur vendi u elektrifikua. Një vit më vonë, qeveria e anuloi lejen. Por, ndërkohë, ka nënshkruar leje të tilla edhe për katër kompani të tjera. Ekspertët e energjetikës thonë se është e dyshimtë nëse mes Shqipërisë dhe Italisë do të ketë nevojë qoftë edhe për vetëm një linjë interkonjeksioni.
Hidrocentralet
Interesi i kompanive vendase dhe të huaja për të ndërtuar hidrocentrale me koncesion ka qenë me të vërtetë i lavdërueshëm. Deri tani janë nënshkruar mbi 50 kontrata, por vetëm në pak hidrocentrale ka filluar seriozisht puna për ndërtimin. Në kulm të krizës energjetike, në vitin 2007, qeveria pati premtuar se në verën e vitit 2009 kriza në Shqipëri do të mbyllej me përfundimin e termocentralit të Vlorës dhe me hyrjen në punë të hidrocentraleve të vegjël me kapacitet të përgjithshëm prej 100 MW. Javën e kaluar u përurua vetëm një hidrocentral i vogël, ndërsa kontratat e tjera koncesionare kanë dalë në shitje. Ato që i morën licencat nuk kanë para për të filluar seriozisht ndërtimin dhe shpresojnë se dikush nga jashtë vendit do të vijë të blejë licencat e tyre. Në vitin 2008, prodhimi i energjisë nga privatët ishte vetëm 62 milionë kWh, ose më pak se 1 për qind të nevojave të vendit. Prodhimi privat i energjisë është ende më i ulët nga sa patën prodhuar hidrocentralet e vegjël para viteve ‘90, kur qenë në pronësi shtetërore.
Vetëm dy koncesione për hidrocentrale u janë dhënë kompanive serioze, "Ashta" dhe "Devolli". Por, edhe në këtë rast, qeveria ka marrë përsipër të blejë me çmim të leverdishëm për koncesionarin të gjithë energjinë e prodhuar nga këto hidrocentrale për 35 vjet, gjë që do të rëndojë mbi qytetarët, pasi energjia e prodhuar me asetet publike do të paguhet si të ishte prodhuar me asete private.
Koncesionet që mbetën në letër
1. Rruga Tiranë-Elbasan Fushore, me kosto 40 milionë euro
2. Rruga Thumanë-Rrogozhinë, kosto e papërcaktuar
3. Parku Eolik Karaburun, kosto 1.25 miliardë euro
4. Bionafta në Lezhë, kosto mbi 1 miliard euro
5. Pesë linja interkonjeksioni Shqipëri-Itali, kosto totale mbi 2.5 miliardë euro
6. Port kontejnerësh në Vlorë, kosto mbi 2 miliardë euro
7. Dhjetëra hidrocentrale të vegjël me kosto minimale 100 milionë euro