Ronaldo: Kjo skuadër është shtëpia ime
Real Madridit i duhet të dëgjojë "Jo-në" e radhës nga Kristiano Ronaldo. "Topi i Artë" përgënjeshtroi ashpër një kalim te "merenges" në sezonin e ardhshëm të merkatos, duke pohuar te e përditshmja "The Guardian": "Shtëpia ime është Mançester Junajtid". Thumbimit nëse do ta luante finalen e Ligës së Kampionëve në Romë me Barcelonën, Ronaldo iu përgjigj: "Do të rri te Mançester Junajtid, zemra ime është këtu. Është ky vendi ku dëshiroj të luaj. Ferguson beson te kjo skuadër, po kështu dhe unë. Që kur kam ardhur këtu, ka qenë babai im i dytë. Njerëzit mund të thonë ç‘të duan. Shtëpia ime është Mançester Junajtid".