E Shtunë, 31 Tetor 2026

BraunGP, vjen dopjeta e tretë

Një Xhenson Baton i jashtëzakonshëm, një BraunGP e paarritshme, një Ferrari e rigjetur. Ditën kur kokëkuqet u rikthyen në konkurrim maksimal, Botërori i F1 mbase gjeti padronin e ri. Anglezi pushtoi mrekullisht garën më prestigjioze të sezonit dhe për të është fitorja e pestë në gjashtë GP, 51 pikë. Kushedi nëse ndokush mund ta arrijë. Vendi i dytë i Rubens Barrikelos konfirmoi fuqinë e makinave ish-Honda, dominuese edhe në rrugët më të ngushta të kampionatit. Asgjë s‘mund t‘u shtohet provave të Kimi Raikonen dhe Felipe Masës, i treti dhe i katërti me dy Ferrarit e kthyera në konkurrim në nivele maksimale. Keqardhje ka, sepse nëse Kimi nuk do të digjej gjatë rrugës nga Barrikelo, mbase do t‘ia kish dalë t‘i bënte pak presion Batonit. Por "Mëzi" gjithsesi mund të festojë, sepse ia doli të mundte rivalë si Red Bull, që deri tani kishin qenë më të shpejtë. Me pikë edhe Ueber, Rosberg, Alonso dhe Burde. Bravo Xhankarlo Fizikela, i nënti. Jarno Truli e mbylli i trembëdhjeti. Një fitore në F1 është gjithmonë diçka princërore. Sot ama, në principatën Baton, fitorja ishte me të vërtetë superlative. Epo mirë, ka një makinë të ndërtuar mirë, udhëhiqet nga bokset nga një superstrateg si Ros Braun, është në formë, ka një të fejuar që ia heq trurin kujtdo, statusi klasik i mirëqenies. Ama duhet të pranojmë që nget në mënyrë të mahnitshme dhe nuk bën gabime.

Dje, pole-in në finale, sot një nisje e përsosur nga pole, një menaxhim shembullor i garës. Bëri të dukej si gjë e lehtë një fitore këtu, ku shumë s‘ia kanë dalë, mes tyre edhe një farë Arton Sena. Ferrarit paguan pak në nisje. Kimi u pengua nga Barrikelo në start, Masa e pa veten pas Vetelit në krizë me gomat duke humbur shumë kohë. Për Felipen qenë një seri kthesash që e bënë të gjendej pas Rosberg, pastaj ndalimi në boks, që ishte tjetër kohë e humbur. Sidoqoftë, rezultati për t‘i parë imtësisht BraunGP u arrit. Puna e vështirë në Maranelo po fillon të paguhet. Mbase për titullin është vonë, por F60 mund të zhvillojnë spektakël në pjesën e dytë të sezonit

Klasifikimi

Pilotët

1. J. Baton 51 pikë

2. R. Barrikelo 35

3. S. Vetel 23

4. M. Veber 19.5

5. J. Truli 14.5

6. T. Glok 12

7. F. Alonso 11

8. L. Hamilton 9

9. K. Raikonen 9

10. F. Masa 8

Klasifikimi

Konstruktorët

1. Braun GP 86

2. Red Bull 42.5

3. Toyota 26.5

4. Ferrari 17

5. MekLaren 13

6. Renault 11

7. Uilliams 7.5

8. BMV Sauber 6

9. Toro Rosso 5

10. Force India -


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›