BSH: Inflacioni në rrezik nga çmimi i naftës dhe i ushqimeve
Çmimi i naftës dhe i ushqimeve vazhdojnë të mbeten dy faktorët kryesorë, që rrezikojnë rritjen e mëtejshme të nivelit të inflacionit.
Prej muajsh çmimi i karburanteve si dhe i ushqimeve ka pësuar rritje por për fat të keq, çmimi i tyre mund të rritet sërish si pasojë e tregut ndërkombëtar. Për pasojë niveli i inflacionit mund të pësojë rritje të mëtejshme, çka do të thotë se shpenzimet e familjeve shqiptare rrezikojnë të rriten edhe më shumë. Në raportin më të fundit të Bankës së Shqipërisë vihen në dukje të gjithë faktorët që ‘kërcënojnë’ nivelin e inflacionit. Gjithashtu citohet se, të ardhurat buxhetore janë rritur ndërsa përsa i përket investimeve qeveria është sërish prapa me programin e hartuar në fillim të vitit. Në raportin e saj Banka e Shqipërisë ka renditur të gjithë faktorët që ndikojnë në rritjen e normës së inflacionit. “Faktorët e rrezikut mbeten të pandryshuar. Kryesisht ata janë të vendosur në krahun e ofertës, në formën e çmimeve të rritura të lëndëve të para, ku veçohen ushqimet dhe nafta. Megjithatë, edhe kërkesa mbart rreziqet e saj. Ato janë të lidhura me rritjen e shpejtë të kredisë për ekonominë, me ecurinë e pagave dhe të shpenzimeve si dhe me pritjet e agjentëve ekonomikë në përgjithësi”, thuhet në raport.