Mitrovica ndahet, më 28 qershor me dy struktura
Serbët e Kosovës kanë vendosur që më 28 qershor të formojnë Kuvendin e Bashkësive të Komunave të Kosovës, ku sipas themelueseve, “do pengojë krijimin e një shteti tjetër shqiptar në Ballkan”.
Kreu i Asociacionit të komunave dhe vendbanimeve serbe, Marko Jakshiç, tha se ky kuvend do të formohet më 28 qershor, pasi atë ditë serbët festojnë ditën e Vidovdanit. “Ne llogarisim se vetëm kuvendi serb do të jetë një themel, një barrikadë dhe një kufi, poshtë të cilit nuk mund të shkohet kur është në pyetje territori i Kosovës dhe përmes të cilit do të vihet një bashkëpunim mes serbëve. Kjo do të jetë një lidhje e të gjithë serbëve si nga Kosova, ashtu edhe nga jashtë saj, për të kundërshtuar krijimin e një shteti tjetër shqiptar në Ballkan”, tha Jakshiç. Serbët vendosën të krijojnë këtë Kuvend me direktiva nga nacionalistët në Beograd si një përgjigje politike kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe fuqizimit të Kushtetutës. Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi, ka ngritur zërin që strukturat përgjegjëse për siguri në veri të qytetit të marrin masa për të mos lejuar shkallëzimin e gjendjes më 28 qershor, kur serbët kanë paralajmëruar themelimin e kuvendit të tyre në Kosovë. “Ka mundësi që gjendja të tensionohet meqë në këtë datë pritet edhe një fluks i qytetarëve nga Serbia, të cilët festojnë Vidovdanin, prandaj strukturat e sigurisë duhet që në hyrjet kufitare në kufi me Serbinë, sidomos në pikat 1 dhe 31 të kontrollojnë dhe legjitimojnë secilin që hyn në Kosovë”, paralajmëroi Rexhepi në takimin e Komitetit të Sigurisë. Ai u shpreh i bindur se një kuvend i serbëve në Kosovë nuk ka asnjë vlerë juridike dhe është ilegal, duke shtuar se ka mospajtime edhe ndërmjet vetë komunitetit serb. “Ne duhet të vazhdojmë të vetëpërmbahemi dhe të mos provokohemi dhe njëkohësisht t’i injorojmë këto gjëra që nuk përkojnë me realitetin në vend”, tha Rexhepi. Përfaqësuesit e KFOR-it shprehën gatishmërinë që të kontrollojnë situatën në kufij më 28 qershor, ndërsa për flamurin serb në Majën e Sokolit, ku u vu si provokim për kosovarët, KFOR tha se paraprakisht duhet që UNMIK-u të marrë një vendim mbi të.
Haga për Baton Haxhiun
Prokuroria e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës ka kërkuar një dënim me gjobën 15 mijë euro për gazetarin Baton Haxhiu, ndërsa mbrojtja kërkon lirimin e tij. Ky ishte përfundimi i seancës të kryer një ditë më parë. Haxhiu ka shprehur keqardhjen e tij për keqkuptimet dhe mospërfilljen e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, shqetësimin e dëshmitarit të mbrojtur dhe kërkoi nga trupi gjykues të shpallet i pafajshëm. Gazetari Baton Haxhiu i ka thënë gjykatës se nuk ka gabuar kur ka publikuar identitetin e dëshmitarit të mbrojtur, pasi emri i tij ka qenë i njohur. Baton Haxhiu vazhdon të mbrohet në liri dhe të qëndrojë në Kosovë, por është i detyruar të respektojë kushtet e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës. Haxhiu ka publikuar emrin e një dëshmitari të mbrojtur në gjyqin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.