Part-time, kostoja e studimeve për të gjitha degët
22/12/2010 Studentët e paguajnë tarifën në këste vjetore në përputhje me kreditet e lëndëve që do të frekuentojnë në çdo vit akademik
Zbardhen tarifat e studimeve për programet part-time. Ndryshe nga sa ishte pohuar më parë, me rritjen e kuotave të pranimit kanë ndryshuar edhe kostot e studimit për një sërë degësh. Bashkëngjitur shkrimit do të gjeni të plotë tarifa e shkollimit (për 180 kredite që përfshin ciklin trevjeçar) si dhe tarifat e shkollimit për çdo kredit për studentët që janë regjistruar në vitin e parë në programet e studimit të ciklit të parë me kohë të pjesshme për këtë vit akademik. Studentët e paguajnë tarifën e shkollimit, të ndarë në këste vjetore, në përputhje me kreditet e lëndëve që do të frekuentojnë në çdo vit akademik. Studenti i nënshtrohet tarifës së shkollimit për një lëndë sa herë e frekuenton atë. Përjashtohen nga tarifa e shkollimit të regjistruarit që u përkasin këtyre kategorive sociale: të verbrit, të shurdhrit, invalidët, paraplegjikë dhe tetraplegjikë, fëmijë që gëzojnë statusin ligjor të jetimit, fëmijë të familjeve të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve që kanë humbur jetën në krye apo për shkak të detyrës, fëmijë të ish-të përndjekurve politikë, fëmijë romë dhe ballkano-egjiptianë. Këtë të drejtë e kanë edhe studentët e viteve më të larta që u përkasin po këtyre shtresave shoqërore. Studentët e shkëlqyer nuk e paguajnë tarifën e shkollimit në vitin pasardhës. Shqiptarët nga trojet jashtë kufijve të vendit dhe shtetasit e tjerë të huaj që do të vazhdojnë studimet në një program studimi me kohë të pjesshme në institucionet publike të arsimit të lartë i nënshtrohen së njëjtës tarifë shkollimi si shtetasit shqiptarë, me përjashtim të rasteve kur me marrëveshje zyrtare shtetërore janë përcaktuar mënyra të tjera për tarifat.