E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH: Rregullore e re për pastrimin e parave

05/06/2009  Këshilli Mbikëqyrës

Banka e Shqipërisë do të shqyrtojë një rregullore të re për parandalimin e pastrimit të parave, në mbledhjen e radhës. Sipas njoftimit të këtij institucioni mbikëqyrës, do të diskutohet rendi i ditës me disa zhvillime kryesore. Mes tyre janë edhe raporti mbi gjendjen e sistemit bankar në tremujorin e parë të vitit 2009 dhe mbi vrojtimin e aktivitetit të sistemit bankar. Si dhe miratimi i rregullores “Mbi raportimet në Bankën e Shqipërisë sipas Sistemit Raportues të Unifikuar”. Disa prej ndryshimeve të pritshme janë ato në rregulloren “Për administrimin e rrezikut nga ekspozimet e mëdha të bankave” si dhe “Për një shtesë në rregulloren “Për administrimin e rrezikut të kredisë”. Pritet gjithashtu që anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të marrin në shqyrtim rregulloren “Mbi buxhetin e Bankës së Shqipërisë”, si dhe informacionin mbi zhvillimet në sektorin e jashtëm të ekonomisë për tremujorin e parë të vitit 2009 dhe atë mbi ecurinë e rezervës valutore dhe të portofolave të investimeve për muajin prill të vitit 2009.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›