Licencat tani vetëm në një qendër
05/06/2009 Marrja e vendimit shkon nga 10 ditë deri në 60 ditë në rastet e sigurisë kombëtare
Hyjnë në fuqi rregullat e reja për marrjen e lejeve dhe licencave
Duke nisur nga ky muaj, licencat dhe lejet për të gjitha aktivitetet private do të merren në një qendër të re licencimi. Prej datës 9 qershor do të nisë funksionimi i kësaj qendre, e cila do të ketë të njëjtën mënyrë operimi si qendra e regjistrimit të bizneseve. Do të mjaftojë një sportel i vetëm për të aplikuar dhe për të marrë një leje, licencë ose autorizim. Kjo sa i përket fushave të arsimit, transportit, shëndetësisë, sigurisë kombëtare apo edhe shërbimit të përmbarimit. Në Fletoren Zyrtare janë publikuar rregullat dhe kriteret e reja mbi bazën e të cilave do të jepen licencat e reja. Afati i marrjes së vendimit sipas këtij dokumenti, është nga 10 ditë për lejet e peshkimit, 30 ditë për lejet e tjera të zakonshme dhe 60 ditë për lejet dhe licencat që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare.
Procedura
Të gjithë personat e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e kërkuara për të marrë leje dhe licenca, të cilat variojnë nga ushtrimi i së drejtës për prodhim ushqimesh, armësh, hapjen e një universiteti, deri te shfrytëzimi i minierave dhe pasurive të tjera kombëtare. Ligji i ri parashikon edhe elementin e miratimit të lejes në heshtje. Qendra Kombëtare e Licencimit do të miratojë ose refuzojë aplikimin e çdo personi nga dy deri në katër ditë, në varësi të tipit të kategorisë së lejes ose licencës. Nëse brenda këtij afati kohor, QKL-ja ose filialet e saj nuk publikojnë vendimin mbi refuzimin ose miratimin e aplikimit, atëherë leja ose licenca, miratohen në mënyrë automatike. “Mosmarrja e vendimit brenda afatit nga institucioni tjetër vlerësohet miratim në heshtje, përveç rastit kur, para mbarimit të këtij afati, institucioni tjetër shpall në regjistrin aplikativ shtyrje afati për atë rast. Shtyrja e pashpallur në regjistrin aplikativ është e pavlefshme. Shtyrja e afatit bëhet vetëm për shkaqe objektive të pamundësisë për shqyrtimin e kërkesës. Vendimi i shtyrjes sqaron domosdoshmërish edhe shkaqet që e kanë diktuar atë. Shtyrja mund të përdoret vetëm njëherë dhe shtyrja shtesë nuk mund të jetë më e gjatë se vetë afati përkatës i marrjes së vendimit. Kundër vendimit të shtyrjes subjekti kërkues mund të ankohet sipas Kodit të Procedurave Administrative”, - thekson vendimi. Aplikimi për leje mund të bëhet duke dorëzuar dorazi dokumentet në njërin nga sportelet e QKL-së, në mënyrë elektronike, ose me postë zyrtare.
LICENCIMI DHE AUTORIZIMI
Procesi i autorizimit është i ndarë nga ai i licencimit. Autorizimi mund të kërkohet para, gjatë apo pas licencimit nga subjekti drejtpërdrejt tek institucioni përgjegjës. Me marrjen e licencës, subjekti mund të kryejë çdo veprim të lidhur me veprimtarinë e që nuk pengohet nga mungesa e autorizimit. Procesi i autorizimit mund të bëhet pjesë e procesit të licencimit në rastin e licencave të grupit III, si dhe vetëm kur kushtet e autorizimit përkojnë me një apo disa nga kriteret e licencimit dhe institucioni përgjegjës për autorizimin është njëkohësisht edhe vetë institucioni tjetër apo një institucion a strukturë në varësi të këtij të fundit.
TAKSAT DHE TARIFAT E LICENCIMIT
Tarifat e shërbimeve të QKL-së janë 100 lekë për rastet e licencimit, për ndryshime në titullin e licencës që kanë të bëjnë me kriteret e licencimit. Ndërsa për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së licencës dhe për ndryshime që nuk kanë të bëjnë me kriteret e licencimit tarifa është 50 lekë. Në rastet e shërbimeve të tjera të përcaktuara në nenin 38 të ligjit “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë” nuk aplikohet asnjë pagesë. “Taksat dhe tarifat e posaçme, të lidhura me një licencë të caktuar janë të pagueshme në masën, këstet dhe mënyrat e përcaktuara nga legjislacioni në fuqi dhe ligji për licencat, autorizimet dhe lejet. Në rastin e një tarife të posaçme dhe kur subjekti e merr licencën, tarifa e QKL-së është pjesë e tarifës së posaçme. Ky përcaktim për tarifën nuk zbatohet në rastin e taksës së posaçme”, - thekson vendimi. Nga ana tjetër institucioni përgjegjës për dhënien e një lloj autorizimi shqyrton sistematikisht se regjistrin aplikativ të licencave e lejeve për t’u informuar për subjektet që aplikojnë për licencë, dhe kur autorizimi është i nevojshëm, kontakton me subjektet kërkuese për t’i informuar për nevojën e kërkimit të autorizimit dhe pengesat që mund të ndeshin apo dënimet që mund të pësojnë në mungesë të tij. Subjekti mund të kërkojë një autorizim edhe pranë QKL-së në të njëjtën kohë ose pas marrjes së një licence. Në një rast të tillë, kërkesa për autorizim bëhet e veçantë. Subjekti është i detyruar të përcaktojë qartë arsyet e kërkesës, bazën ligjore dhe institucionin përgjegjës, të cilit ia kërkon autorizimin. QKL-ja pranon vetëm kërkesat për autorizime nga institucione të lidhura në rrjetin e regjistrit të licencave e lejeve dhe me të cilat QKL-ja ka një marrëveshje për këtë shërbim, ku përcaktohen saktë dhe me hollësi procedurat e trajtimit të autorizimeve. Në të gjitha rastet e pranueshme nga QKL-ja autorizimi trajtohet si licencë e grupit III. Pranimi i kërkesave për një lloj të caktuar autorizimi nga QKL-ja bëhet vetëm pasi janë publikuar në regjistrin informativ kushtet e procedurat për atë lloj autorizimi.