E Diel, 1 Nëntor 2026

BSH, në prill depozitat bankare u rritën me mbi 3 miliardë lekë



Pas një periudhe hezitimi, shqiptarët kanë nisur të rrisin besimin tek bankat e nivelit të dytë. Ata kanë nisur t’i besojë sërish paratë e tyre në bankat e nivelit të dytë. Ky fakt pohohet nga të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë, sipas së cilave, janë rritur depozitat. Në muajin prill niveli i depozitave në bankat shqiptarë është rritur krahasuar me ato të muajt mars. Banka e Shqipërisë njoftoi dje se totali i depozitave në banka, gjatë muajit prill u rrit me mbi 3 miliardë lekë, kundrejt muajit mars. Sipas BSH-së, për herë të parë pas 6 muajsh rënieje, depozitat në banka kanë nisur të rriten sërish. Ekspertët shprehen se ky fakt tregon për një rikthim të besimit te klientët, shoqëruar ky edhe me rritjen e garancisë nga ana e bankave. Krahasuar me prillin e vitit të kaluar, depozitat në banka janë 1 për qind më të ulëta, për shkak të tërheqjeve masive që ndodhi sidomos në muajt e fundit të 2008-s. Ndërkohë që në tetor, kur kriza globale ishte në kulmin e saj, depozitat ranë me 26 miliardë lekë krahasuar me një muaj më parë, në nëntor ranë me 14 miliardë lekë dhe në dhjetor me 8 miliardë. "Kjo prirje për rritjen e depozitave është një rikthim i natyrshëm i një prirjeje afatgjatë për sistemin bankar", - bën të ditur BSH-ja. Ndërkohë që përkthehet si një sinjal pozitiv për ekonominë, pasi depozitat janë baza e financimit të ekonomisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›