Me “What’s Up” tani komunikohet 45 % më lirë
Pjesëtarët e komunitetit “What’s Up” kanë një arsye të re për t’u gëzuar tashmë. Përveçse bëjnë pjesë në komunitetin më të madh në vend, ata përfitojnë tarifa deri 45 % më të ulëta.
Abonentët e “What’s Up” mund të flasin brenda grupit me vetëm 15 lekë/min gjatë gjithë ditës e natës dhe duke filluar nga 30 lekë/min drejt destinacioneve kombëtare. Për më tepër, me “Supersplash” që është oferta ekzistuese e “What’s Up”, ata mund të flasin me 0.7 lekë/min dhe të dërgojnë SMS me 0.7 lekë/SMS brenda komunitetit “What’s Up”. Lajmet e mira vazhdojnë më tej. Edhe abonentët e rinj janë të mirëpritur. Të gjithë mund të blejnë një paketë të re “What’s Up” për 416.7 lekë, e cila përfshin 400 lekë kohë bisede. Gjithashtu përfitojnë 400 SMS falas brenda grupit “What’s Up”. Përparësi të tjera do të ketë komuniteti “What’s Up”, komuniteti më i madh në vend. Shumë shpejt AMC do t’u ofrojë oferta dhe përfitime të reja pjesëtarëve të tij. Anëtarët e “What’s Up” dhe të gjithë abonentët AMC përfitojnë mbulim me sinjalin më të mirë të mundshëm në të gjithë zonat e vendit, në mënyrë që të jenë përherë në kontakt.