BSH: Të ardhurat bien 14 %. Ekspertët: Në rrezik buxheti
Të dhënat e fundit të BSH ilustrojnë një situatë të përkeqësuar të buxhetit të shtetit. Të ardhurat gjatë 3 mujorit të parë të 2009 kanë rënë në nivelin e 2004. Shpenzimet për efekt të fushatës janë më të lartat e 10 vjeçarit të fundit. Ekspertët japin alarmin për rrezikun që i kanoset buxhetit.
TIRANE- Qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit rrezikon të veprojë në një tokë të djegur përsa i përket financave publike. Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë tre mujorit të parë të këtij viti të ardhurat në buxhet kanë pësuar një rënie prej 14 për qind, si pasojë kjo e krizës globale duke arritur nivelin e vitit 2004. ndërkohë që shpenzimet e qeverisë për shkak të fushatës elektorale janë rritur me 43 për qind duke shënuar nivelin më të lartë të 10 vjeçarit të fundit.
Sipas ekspertëve kjo situatë ka shkaktuar thellimin e deficitit buxhetor duke minuar stabilitetin makroekonomik të vendit.
“Për tre mujorin e parë të vitit 2009 qeveria shqiptare ka mbledhur më pak të ardhura se sa për tre mujorin e parë të vitit 2004, nëse bëjmë një krahasim të kësaj kategorie. Nga grafiku i shpenzimeve për tre mujorin e parë të vitit 2009, janë disa herë më të mëdhaja se gjatë tre mujorëve të parë të viteve që kemi lënë pas. Duhet të bëjmë shumë kujdes, pasi po ekspozojmë buxhetin e shtetit karshi disa risqeve të cilat do të jenë vështirësisht të menaxhueshme gjatë gjysmës së dytë të vitit. Po krijojmë deficit të paqëndrueshëm gjatë tre mujorit të parë”- u shpreh eksperti i ekonomisë Gjergj Filipi.
.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, rënie vërehen edhe nga të ardhurat nga tatimi mbi fitimin, e cila reflekton politikën e qeverisë për taksën e sheshtë. Në fund të tre mujorit të parë të këtij viti nga kjo taksë u krijua një deficit prej 5 për qind.
”Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin janë më të ulëta se ç’kanë qenë dy vite më pare. Duhet të kujtojmë këtu se tatimi mbi fitimin është një ndër tezat kryesore të ndryshimit në reformën fiskale në reformën e taksës së sheshtë sepse ai duhet të ishte rritur pasi bizneset do të deklaronin më shumë. Jemi shumë larg këtij realiteti dhe është një dështim total i një reforme të kësaj kategorie me shifrat që shohim në tre mujorin e parë të vitit 2009”- theksoi Filipi në një intervistë dhënë për televizionin “News24” .
Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë rezulton një rënie e ndjeshme e të ardhurave nga taksat kryesore që mbajnë buxhetin si TVSH-ja që tregon nivelin e konsumit, Aksiza, Taksa Doganore dhe kontributet e sigurimeve shoqërore.
(a.r/news24/balkanweb)