E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH çel konkursin për studentët

 

Në vijim të traditës së saj disavjeçare, edhe këtë vit Banka e Shqipërisë do të organizojë konkursin e hapur “Çmimi i Guvernatorit për diplomën më të mirë 2008”. Në këtë konkurs janë të ftuar të konkurrojnë me temat e tyre të diplomës që fokusohen në çështje të lidhura me veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë, sistemin bankar shqiptar ose ekonominë shqiptare në përgjithësi, të gjithë studentët shqiptarë të diplomuar gjatë vitit 2008 në institucionet akademike brenda dhe jashtë vendit, në nivel universitar dhe pasuniversitar (gradë masteri, doktorature, etj.) Që prej vitit 2006 BSH-ja për çmimin e parë jep 250.000 lekë, për të dytin 200.000 lekë, si dhe për çmimin e tretë 150.000 lekë.
Për të plotësuar kriteret e pranimit temat duhet të jenë të shkruara në gjuhën shqipe, ose në atë angleze dhe të dërgohen pranë Bankës së Shqipërisë deri në datën 31 tetor 2008. 
Studentët, të cilët i plotësojnë rregullat e mësipërme të pranimit dhe që aplikojnë për marrjen e çmimit duhet të  paraqesin pranë BSH-së disa dokumente, një letër ku shprehet interesimi i studentit për të konkurruar për çmimin në fjalë, curriculum vitae, abstraktin dhe një përmbledhje të shkurtër të gjetjeve kryesore, emrin e udhëheqësit të temës dhe universitetin përkatës, si dhe temën e diplomës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›