E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLSH: 800 milionë lekë dëmet në buxhet

 

Administrata shtetërore i ka shkaktuar një dëm të konsiderueshëm parash buxhetit të shtetit. Dëmi arrin në 800 milionë lekë.  Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar këtë shifër pas 93 kontrolleve të ushtuara. Demi më i madh është zbuluar në tenderët  publike, ku sipas kontrollit të KLSH-së, pjesa më e madhe e tenderëve që janë zhvilluar gjatë vitit 2007 kanë pasur shkelje. “Kemi zbuluar një dëm ekonomik prej 876,2 milionë lekë, një impakt deficitar në të ardhurat e buxhetit të shtetit. Shkeljet e depozitave ligjore në fuqi për administrimin e fondeve dhe shpenzimeve korrente dhe investimeve kapitale reflekton një dëm ekonomik në buxhetin e shtetit rreth 454 milionë lekë. Rreth 93 për qind e tyre ose 420 milionë lekë, përfaqëson shkelje ligjore të konstatuara në fushën e prokurimeve të fondeve publike”, tha Robert Çeku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›