Zyrtare, të dënuarit në burgje, kriteret e reja për të marrë leje
Lejet shpërblyese: Sjellja e mirë dhe të paktën kryerja e gjysmës së dënimit. Të burgosurit do të përfitojnë leje të veçanta për raste vdekjesh, lindjesh dhe martesash në familje
Shaban Sulçe
Shpallen kriteret e reja për marrjen e lejeve nga të dënuarit që vuajnë burgimin në burgjet shqiptare. Një gjë e tillë është vendosur pas dekretimit nga presidenti Bamir Topi të Ligjit numër 9888, datë 10.03.2008 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim”.
Lejet për të burgosurit do të ndahen në dy kategori: leje shpërblyese dhe leje të veçanta. Lejet shpërblyese janë të lidhura kryesisht me kriterin e sjelljes së mirë gjatë periudhës së dënimit, ndërkohë që të dënuarit mund të përfitojnë leje të veçanta, në rast të ngjarjeve të rëndësishme të familjeve të tyre, si vdekje, lindje apo martesa. Të dënuarit që përfitojnë leje, në të gjitha rastet duhet të kenë kryer të paktën gjysmën e dënimit.
Lejet shpërblyese
Sipas nenit 59 të ligjit të dekretuar tashmë, të dënuarve, të cilët respektojnë rregulloren e brendshme të institucionit, kanë sjellje të mirë dhe nuk paraqesin rrezikshmëri shoqërore, për realizimin e interesave të tyre emocionale, personale, ekonomike dhe kulturore, drejtori i institucionit mund t’u japë leje shpërblyese, kohëzgjatja e të cilave, në total, nuk mund të jetë më shumë se 20 ditë në vit. Për të dënuarit e mitur, kohëzgjatja e lejeve shpërblyese nuk mund të jetë më shumë se 20 ditë për çdo rast të dhënies së saj dhe, në total nuk mund të jetë më shumë se 45 ditë në vit. Lejet shpërblyese janë pjesë e trajtimit rehabilitues dhe zbatimi i tyre ndiqet nga punonjësit e shërbimit përkatës. Leje shpërblyese u jepet: a) personave të dënuar deri në 3 vjet burgim, pasi të kenë vuajtur jo më pak se ¼ e dënimit; b) personave të dënuar nga 3 deri në 10 vjet burgim, pasi të kenë vuajtur jo më pak se ½ e dënimit; c) personave të dënuar mbi 10 vjet burgim, pasi të kenë vuajtur jo më pak se 2/3 e dënimit. Leja shpërblyese në burgjet apo seksionet e sigurisë së lartë jepet vetëm me urdhër të ministrit të Drejtësisë ose me autorizimin e tij nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve.
Sjellja e mirë
Sjellja e të dënuarit vlerësohet e mirë kur gjatë vuajtjes së dënimit, në mënyrë të vazhdueshme, i dënuari ka shfaqur ndjenjë përgjegjësie e sjellje korrekte me punonjësit e institucionit, me të dënuarit e tjerë dhe gjatë veprimtarive kulturore e punës së organizuar nga institucioni, si dhe ka krijuar besimin e një qëndrimi të mirë jashtë institucionit.
Leje të veçanta
Drejtori i institucionit mund t’u japë të dënuarve leje të veçantë në rast të sëmundjeve të rënda, të cilat rrezikojnë jetën e anëtarëve të familjes, të vërtetuar me raport mjekësor, apo të ngjarjeve të rëndësishme familjare, si vdekje, lindje apo martesa. Kjo periudhë përfshihet në kohën e vuajtjes së dënimit.
Leja e veçantë mund të jepet deri në 7 ditë, dhe me kërkesë të të dënuarit, mund të zgjatet për aq kohë sa e diktojnë rrethanat. Në çdo rast, kohëzgjatja e lejes së veçantë nuk mund të jetë më shumë se 30 ditë.
Refuzimi
Mosdhënia e lejes shpërblyese motivohet vetëm si masë disiplinore si dhe në rastet e një situate të jashtëzakonshme. Ligji parashikon që në rast të refuzimit, qoftë të lejes së veçantë, qoftë të lejes shpërblyese, i burgosuri mund të ankohet në gjykatë. Kjo e fundit do të vendos për kërkesën e dhënies së lejes.
Kriteret për të marrë leje shpërblyese
Respektimi i rregullores së brendshme
Sjellja e mirë
Mosparaqitja e rrezikshmërisë shoqërore
Të kenë kryer ¼ e dënimit, në rast se janë dënuar deri në 3 vjet
Të kenë kryer ½ e dënimit, në rast se janë dënuari 3 deri në 10 vjet
Të kenë kryer jo më pak se ½ e dënimit, në rast se janë dënuar mbi 10 vjet
Rastet për marrjen e lejeve të veçanta
Në rast të sëmundjeve të rënda që rrezikojnë jetën e anëtarëve të familjes (vërtetuar me raport mjekësor)
Në rast të ngjarjeve të rëndësishme familjare si vdekje, lindje apo martesa
Leja e veçantë mund të jepet deri në 7 ditë
Lejet për të paraburgosurit
Të paraburgosurit nuk përfitojnë leje shpërblyese
Të paraburgosurit mund të përfitojnë leje të veçanta në rastet e mëposhtme:
- Lindje të fëmijës së të paraburgosurit,
martesë e fëmijës, vëllait, motrës apo prindit të të paraburgosurit;
- vdekje e fëmijës, bashkëshortit/es, vëllait, motrës apo prindit të të paraburgosurit;
- për raste të tjera përjashtuese.
Vërtetimi i fakteve juridike dhe identifikimi i personave të mësipërm bëhen në bazë të dokumenteve të lëshuara për këto raste nga organet përkatëse.
25 Prill 2008