E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtarë me pagesë, kriteret dhe procedurat

Nis rekrutimi i të rinjve, Ministria e Mbrojtjes nxjerr udhëzimin përkatës. Njoftime në institucione për rekrutimin e ushtarëve profesionistë

Emanuela Sako

Nis rekrutimi i ushtarëve me pagesë, që do të shërbejnë në funksion të Ushtrisë në Republikën e Shqipërisë. Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Ministria e Mbrojtjes dhe Qendra e Rekrutim- Mobilizimit në Tiranë ka filluar mbledhjen e këtyre ushtarëve, duke përhapur njoftime për ftesë të të gjithë të interesuarve. Gjithçka po realizohet në zbatim të Ligjit, Nr. 9171, datë 22.1. 2004 “Për gradat dhe karrierën ushtarake në Republikën e Shqipërisë”, udhëzim i Ministrisë së Mbrojtjes Nr.2, datë 12.2.2008, për përgjegjësitë, procedurat dhe mënyrat e rekrutimit të ushtarëve profesionistë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Për t’u bërë pjesë e ushtrisë janë përcaktuar disa kategori dhe kritere që do të përzgjedhin kandidatët. Disa nga kriteret për pranimin e kandidatëve janë mosha, arsimi dhe aftësitë. Në këtë përfshirje nuk përjashtohen femrat ushtare, përveç meshkujve.
Kriteret
Kriteret e përcaktuara nga Ministria e Mbrojtjes do të jenë bazë në pranimin e ushtarëve që do të pozicionohen në forcat e ushtrisë në profile të ndryshme. Kështu, do të pranohen ushtarë të gjithë shtetasit e moshës 19 deri në 30 vjeç, që janë të aftë për t’u bërë pjesë e ushtrisë. Të gjithë kandidatët duhet të kenë minimalisht arsimin e mesëm dhe detyrimisht ata që kanë arsimin e lartë dhe kanë dëshirë të rekrutohen ushtarë profesionistë me pagesë për të shërbyer në njësitë e repartet prioritare të FA të RSH-së. Kandidatët duhet të paraqiten në Qendrën e Rekrutimin- Mobilizimit në Tiranë, për të bërë aplikimin dhe më pas përzgjedhjen e tyre.
Pagesa
Të përzgjedhurit do të kenë pagë minimale shumën e 35 mijë lekëve, për meshkujt dhe femrat e rekrutuara ushtare. Më pas rritja e pagës presupozohet sipas gradave të fituara gjatë qëndrimit në detyrë. Kështu që, kushdo që rekrutohet ushtar profesionist, siguron punësim e pagesë relativisht të krahasueshme me sektorë të tjerë të jetës civile, motivim për kryerjen e detyrës, Njëkohësisht, siguron mundësi kualifikimi brenda dhe jashtë vendit, mësim të gjuhës angleze, si dhe pjesëmarrje në misione paqeruajtëse brenda dhe jashtë vendit. Pjesëmarrja në ushtrinë profesioniste siguron aftësim në profesione të ndryshme.
Vendet
Pozicionet e punësimit që do të vendosen këto forca janë në pozicionet më të rëndësishme të ushtrisë shqiptare, ku deri sot janë mbuluar nga profesionistë me kualifikime dhe shkollim përkatës. Sipas njoftimit të nxjerrë nga Qendra e Rekrutim- Mobilizimit, punësimi i shtetasve kërkohet në Brigadën e Reagimit të shpejtë në Zall- Herr, Brigadën e Mbrojtjes Rajonale Tiranë, në Policinë Ushtarake Sauk, Komanda Mbështetëse Tiranë, Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes Tiranë, Brigada e Logjistikës Tiranë, si dhe në Brigadën e Xhenios Tiranë. Të gjitha këto hapësira apo pozicione do të jenë të hapura për rekrutët, të cilët do të profilizohen sipas nevojave të Ushtrisë në RSH.
Ushtria
Në vitin 2010 ushtria do të jetë ushtri profesioniste. Për dy vite me radhët pritet që numri i ushtarëve profesionistë të shkojë mbi 5000 mijë persona. Burime pranë Ministrisë së Mbrojtjes shprehen se është përgatitur një draft që përmban me detaje pagesat e reja për të gjithë ushtarakët që janë aktualisht brenda radhëve të Ushtrisë Shqiptare. Në të njëjtën kohë mësojmë se drafti parashikon dhe ndryshimet financiare për ushtarakët sipas gradës apo titullit që ata mbajnë. Të njëjtat burime nga kjo ministri shpjeguan se për të arritur këtë numër të ushtarëve profesionistë, përzgjedhja do të nisë që këtë vit dhe do të realizohet në tri faza. Vetëm për këtë vit është parashikuar të merren gjithsej 1500 ushtarë profesionistë që do t’i shtohen radhëve të ushtrisë.

Strategjia për rritjen e pagave të ushtarakëve
Ministria e Mbrojtjes, në fund të vitit 2007, ngriti një grup pune ku me konsultimin e kompanisë amerikane “KUBIK” kanë miratuar një draft për rishikimin e pagave të ushtarakëve. Burime pranë kësaj ministrie pohuan se prioritare është shtesa mbi pagë për vështirësi shërbimi dhe rrezik jete. Por, natyrisht që një rëndësi të madhe u është kushtuar dhe pagesës bruto të çdo ushtaraku që do të vazhdojë të qëndrojë në ushtri me gjithë reformat që pritet të kryhen gjatë viteve në vazhdim. Drafti tashmë e ka marrë miratimin nga specialistët dhe drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes si dhe ka kaluar dhe në sitën e ekspertëve të Ministrisë së Financave. Madje realizmi i tij ka marrë dhe formë më konkrete kur është parashikuar dhe në buxhetin e këtij viti të gjitha ndryshimet mbi pagesën. Ndërkaq mësohet se specialistë të Mbrojtjes tashmë kanë marrë një tjetër detyrë, atë të përpilimit të strategjisë së rekrutimit të ushtarëve profesionistë. Paraprakisht është menduar se një nismë me rëndësi është propaganda që do t’i kushtohet kësaj çështjeje. Për specialistët është shumë e rëndësishme që japin informacionin e duhur për rinjtë shqiptarë për t’i njohur ata me të gjithë informacionin mbi ushtrinë profesioniste. ǒtë mira financiare do të sjellë për gjithsecilin prej tyre që do të marrin vendimin të jenë ushtarë profesionistë. Stërvitja do të bëhet në tri faza, ku do të zgjidhen profesionistët. Ata fillimisht do të shpërndahen në qendrat e stërvitjes. Stërvitja është menduar në tri faza, për t’i dhënë kohë përgatitjes dhe çlodhjes trupës komanduese.

Ku do të punësohen
Sipas njoftimit të nxjerrë nga Qendra e Rekrutim Mobilizimit:

Punësimi i shtetasve kërkohet në Brigadën e Reagimit të shpejtë në Zall-Herr

Brigadën e Mbrojtjes Rajonale Tiranë

Në Policinë Ushtarake Sauk

Komanda Mbështetëse Tiranë

Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes Tiranë

Brigada e Logjistikës Tiranë

Në Brigadën e Xhenios Tiranë

Kriteret

Do të pranohen ushtarë të gjithë shtetasit e moshës 19 deri në 30 vjeç, që janë të aftë për t’u bërë pjesë e ushtrisë

Të gjithë kandidatët duhet të kenë minimalisht arsimin e mesëm dhe detyrimisht ata që kanë arsimin e lartë dhe kanë dëshirë të rekrutohen ushtarë profesionistë me pagesë për të shërbyer në njësitë e repartet prioritare të FA të RSH-së

Kandidatët duhet të paraqiten në Qendrën e Rekrutimin Mobilizimit në Tiranë, për të bërë aplikimin dhe më pas përzgjedhjen e tyre.

Paga e ushtarëve të Rekrutuar
35 mijë lekë
19-30 mosha

25 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›