E Diel, 1 Nëntor 2026

Bozho Targat e reja pa kosto dhe jo te detyrueshme

Drejtori i Sherbimit te Transportit Rrugor Kreshnik Bozho sqaroi dje vendimin e miratuar dy dite me pare ne mbledhjen e Qeverise duke theksuar se ndryshimi i ketij sistemi nuk duhet te keqkuptohet per dy arsye ai nuk ka asnje kosto shtese per qytetaret dhe nuk e paraqet ndryshimin e targes se nje automjeti te targuar me pare si domosdoshmeri. Mund tju them qe nuk eshte detyrim qe te targoni mjetin tuaj nese e keni bere me pare kete. Do te dale me vone mbase nje vendim tjeter i Keshillit te Ministrave apo udhezim i ministrit dhe me vone ne derivim te kesaj nje urdher se si do te procedohet por qellimi kryesor eshte qe te mos rendojme financiarisht qytetarin tha Bozho. Duke renditur disa nga arsyet se pse u morr vendimi per te ndryshuar modelin e targave te automjeteve kreu i DPSHTRR theksoi faktin qe kjo na perafron me teper me rregulloret evropiane dhe jo vetem. Targat e regjistrimit te mjeteve rrugore rimorkiove makinave bujqesore dhe teknologjike aktualisht jane te njejta gje e cila ka lene shteg per abuzime. Kjo eshte verejtur ne perdorimin e targave jo ne mjetin e regjistruar per shembull eshte regjistruar rimorkio dhe eshte perdorur ne autoveture apo kamion. Per te eliminuar kete kemi bere modele te vecanta per targat e regjistrimit te mjeteve rrugore targat e rimorkiove targat e makinave bujqesore dhe teknologjike u shpreh Bozho. Nje tjeter arsye e ketij ndryshimi eshte ajo se sistemi aktual i targave qe kombinon numrat me shkronja eshte ne limite dhe kane ngelur vetem X dhe Y per te shfrytezuar. Sipas Bozhos vendimi i ri do ti beje mire edhe pastrimit te regjistrit. shte e rendesishme kjo menyre e targave sepse nuk do kemi nje regjister te fryre me mjete te cilat nuk jane ne qarkullim por qe de facto ne regjistrat tane jane ne qarkullim per arsye te ndryshme. Me kete levizje njehere e mire e pastrojme kete regjister tha Bozho. Duke prezantuar modelet qe do te behen pjese e sistemit te ri te targave kreu i DPSHTRR-se u shpreh se kjo do te zgjidhe problemit e prodhimit te targave te tjera. Me ndryshimin e emblemes ne targe vendi yne ploteson njekohesisht dhe detyrimet e percaktuara ne Rregulloren e Keshillit te Komunitetit Europian perfundoi Bozho.

Nertila Maho

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›