BSH, inflacioni nën kontroll për zgjedhjet

10/06/2005 BSH bën me faj naftën dhe energjinë për rritjen e indeksit të çmimeve
Banka e Shqipërisë ka premtuar të ruaj inflacionin në parametrat normalë, edhe gjatë muajit të zgjedhjeve. ”Parashikimet për inflacionin në muajt e ardhshëm tregojnë se presionet inflacioniste do të mbeten të dobëta në gjysmën e parë të vitit”, ka bërë të ditur gjatë mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës, Banka e Shqipërisë. BSH ka bërë të ditur se vazhdon t’i qëndrojë besnike politikës së saj monetare për mbajtjen e normës së inflacionit në nivele të ulëta pozitive. Nga ana tjetër, duket se kërkesa konsumatore ka ushtruar presionin e saj në treg, duke bërë të mundur që të minimizohet efekti i rritjes së çmimeve të naftës dhe të energjisë. “Presionet nga ana e kërkesës kanë patur tendenca zbehjeje, duke balancuar pothuajse plotësisht efektet e rritjes së çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare dhe të çmimeve të administruara në vend”, ka bërë të ditur Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë. Ka qenë pikërisht ky realitet monetar që ka bërë të mundur uljen në minimumin historik të normës bazë të interesit, deri në 5 për qind. “Sistemi bankar e ka reflektuar këtë ulje në uljen e normave të interesit të depozitave, të bonove të thesarit në lekë dhe, në një masë më të vogël, në rënien e normave të interesit të kredisë në lekë”, ka deklaruar BSH-ja.
Sipas Bankës së Shqipërisë, ecuria e çmimeve të konsumit kanë treguar se niveli i përgjithshëm i çmimeve gjatë vitit 2004 dhe gjatë tremujorit të parë të vitit 2005, është kushtëzuar në mënyrë të ndjeshme nga ecuria e çmimeve të mallrave ushqimore, nga rritja e çmimit të administruar të energjisë elektrike si edhe nga zhvillimet në kursin e këmbimit.
Shoqëritë e kursim –kreditit, kredi dhe në valutë
Banka e Shqipërisë i ka njohur të drejtën instituteve financiare të kursim-kreditit, të japin kredi dhe në valutë. “Rregullorja e miratuar krijon mundësinë që këto institucione të japin kredi në disa valuta të huaja, të tilla si Euro, USD, SFR, GBD”, ka vendosur në mbledhjen e radhës BSH-ja. Ky ndryshim konsiderohet i rëndësishëm, pasi këto institucione kanë mundësi më të madhe për të siguruar burime shtesë për financim nëpërmjet anëtarëve të tyre të emigracionit, si dhe nëpërmjet donacioneve apo kredive me terma të buta ose tregtarë. Banka e Shqipërisë është mbështetur në këtë vendim nisur nga fakti se këto institute sigurojnë produkte dhe shërbime të vërteta bankare për atë pjesë të popullsisë me të ardhura relativisht të vogla apo që është vendosur në zonat rurale, ku shërbimet e vërteta bankare ende nuk mbërrijnë.
Politika pengon hapjen e bursës
Bursa ka të gjithë potencialin e nevojshëm për të shitur bonot e thesarit dhe aksionet e kompanive private apo shtetërore, por pengohet nga politika. Këshilltarja pranë Drejtorisë së Bursës, Brisejda Kreshpa, ka shfrytëzuar një konferencë për shtyp për të kujtuar faktin e thjeshtë që lë pa punë një prej institucioneve më të fuqishme të tregut financiar. Kështu duket se për mungesë të vullnetit politik, letrat e borxhit të qeverisë nuk do të kalojnë në sportelet e bursës, por në ato të bankave të nivelit të dytë. Duket se kjo ka qenë mundësia e vetme për vënien në funksionim të bursës, e cila mund të shiste bonot në tregun primar. “Ne kemi të gjitha potencialet funksionale për të shitur jo vetëm letrat e borxhit të qeverisë, por dhe aksionet e kompanive private dhe atyre shtetërore“, ka deklaruar Brisejda Kreshpa. Por as aksionet e kompanive shtetërore që kaluan për privatizim, nuk iu besuan bursës. Bursa e premtuar për t’u vënë në funksionim në 2005-ën, duket se po dështon për shkak të moslistimit të asnjë kompanie në të. E vetmja shpresë për të hapur dyert e bursës dhe për ta vënë atë në funksion, ishte shitja e bonove të thesarit. Por BSH-ja ka refuzuar vazhdimisht t’i adresojë bonot e thesarit drejt bursës, ndërkohë që është duke u përgatitur ligji për t’i shitur ato në sportelet e bankave të nivelit të dytë.