BSH, me bonot e thesarit nuk pastrohen para

24/03/2005 Banka ka reaguar ndaj akuzave të bëra në Raportin e Departamentit të Shtetit
Banka e Shqipërisë ka hedhur poshtë akuzat e Departamentit Amerikan të Shtetit, në lidhje me pastrimin e parave nëpërmjet blerjes nga individët e bonove të thesarit. “Banka e Shqipërisë mendon se, kjo hamendje është e gënjeshtërt dhe e papërgjegjshme”, ka deklaruar gjatë një konference për shtyp, Marjan Gjermeni, drejtor i departamentit të operacioneve monetare. Raporti i Departamentit të Shtetit citonte mes shumë akuzave drejtuar qeverisë, për mungesë efikasiteti në luftën kundër pastrimit dhe faktin se, “Banka e Shqipërisë po lehtëson pastrimin e parasë nëpërmjet blerjes direkt të bonove të thesarit në Bankën e Shqipërisë nga ana e individëve, nëpërmjet transaksioneve të parregulluara”, bëhet e ditur në raport. Akuzat e bëra publike dhe në shtyp janë përgënjeshtruar menjëherë nga punonjësit e Bankës së Shqipërisë, të cilët kanë patur në krah të tyre, Louis Sanfelice, këshilltar i FMN-së, rezident te BSH-ja, i cili ka mbështetur Bankën e Shqipërisë, duke i quajtur deklaratat false. “Ne nuk kemi akoma një raport zyrtar të Departamentit të Shtetit dhe është herët për të folur për këto akuza”, ka deklaruar Louis Sanfelice. Këshilltari i FMN–së ka konfirmuar deklartat e drejtorit të Departamentit të operacioneve monetare, se shitja e bonove të thesarit bazohet në ligj, sipas standardeve ndërkombëtare dhe BSH-ja ka vetëm kompetenca për të raportuar për transaksionet e dyshimta tek autoritetet. Por, pikërisht këtu fillon problemi. Në derën e Bankës së Shqipërisë mund të shkojnë dhe inidividë për të blerë bono thesari dhe këtë të drejtë Banka ia njeh gjithkujt që ka para. Pikërisht ky proces është quajtur i pakontrolluar dhe është kritikuar nga Departamenti i Shtetit, si një moment që shfrytëzohet për pastrim parash. Lidhur me këtë fakt, Gjermeni ka sqaruar se, mbështetur në ligj, BSH-ja raporton për çdo transaksion mbi 2 milionë lekë te Drejtoria e parandalimit të pastrimit të parave në Ministrinë e Financave. “BSH-ja është kontrolluar herë pas here nga ekspertë të FMN-së dhe të BB-së në lidhje me këtë çëshje si dhe aktiviteti i saj auditohet në mënyrë të rregullt”, ka deklaruar Louis Sanfelice në lidhje me këtë fakt. Ligji parashikon që Banka e Shqipërisë të hedhë në treg për individët 20 për qind të bonove të thesarit të emetuara, por deri më sot vetëm 6 për qind e tyre janë vënë në dispozion të individëve. “Ne kemi shitur deri më sot vetëm 6 për qind të bonove të thesarit, nga 20 për qind që është parashikuar me ligj”, ka deklaruar Gjermeni. Sipas ligjeve dhe rregulloreve shqiptare, Banka e Shqipërisë është një subjekt raportues, ashtu dhe një autoritet përgjegjës për luftën kundër pastrimit të parasë. “Si një subjekt raportues, Banka ka përgatitur dhe zbaton procedura, të cilat janë në përputhje me ligjin dhe me standardet më të mira ndërkombëtare, në mënyrë që të sigurohet se personeli që merret me shitjen e bonove të thesarit është i njohur me kërkesat e parandalimit të pastrimit të parasë për regjistrimin dhe raportimin e transaksioneve”, ka deklaruar Gjermeni në lidhje me procedurat dhe monitorimin që i bëhet ankandeve të shitjes së bonove të thesarit. Duket se në mbrojtje të nderit të saj, BSH-ja ka nxjerrë një sërë argumentesh, mes të cilave dhe faktin se, drejtori i Njësisë shqiptare të Inteligjencës Financiare (FIU) dhe këshilltari i tij resident, janë të mirinformuar mbi aktivitetet dhe kontrollet që kryen Banka e Shqipërisë. Veç kësaj, Gjermeni ka kujtuar se, Departamenti i Shtetit nuk u ka lënë asnjë mundësi të sqarohen, duke mos i lajmëruar më parë për këtë raport dhe pretendimet që u shfaqën në të.
Pastrim parash me bono, akuzohen dhe politikanët
Akuza e rëndë për pastrim parash ka rënduar jo vetëm mbi kurrizin e Bankës së Shqipërisë, por dhe mbi kurrizin e politikanëve. Pas raportit të Departamentit të Shtetit, që citonte “pastrim parash nga individë me bono thesari”, sekretari i Përgjithshëm i PD–së, Ridvan Bode, ka shkuar dhe më tej, duke deklaruar se mes këtyre individëve ka dhe politikanë e zyrtarë të lartë, që blejnë vetë bono në tregun e letrave me vlerë. “Ka tendenca që jo vetëm zyrtarë të lartë të blejnë bono thesari dhe ka shumë mundësi të gjeni një listë të gjatë me zyrtarë të lartë që blejnë vetë bono thesari në tregun e letrave me vlerë dhe me një normë interesi më të lartë nga ajo që është për të tjerët”, ka deklaruar Bode. Kundër kësaj deklarate ka reaguar Gjermeni, i cili ka pranuar se politikanët si çdo individë mund të blejnë bono thesari. “Bono e thesarit është një produkt, një instrument që mund të blihet nga të gjithë dhe këtë të drejtë si të gjithë individët e kanë dhe politikanët”, ka deklaruar Gjermeni. Për drejtorin e operacioneve monetare, politikanë apo individë, kur blejnë bono thesari, thjesht ndihmojnë në formalizimin e ekonomisë. Por, pavarësisht akuzave direkte, Banka e Shqipërisë nuk ka pranuar të bëjë publikë listën e emrave të individëve që blejnë bono thesari. Ndërkaq, Bode ka çuar më tej akuzat e tij, duke thënë se jo vetëm procesi është kaotik dhe i pakontrolluar, por dhe demonstron nivelin e lartë të korrupsionit që ka përfshirë zyrtarët. “Blerja e bonove të thesarit nga individët është e pakontrolluar dhe për rrjedhojë bëhet shkas për pastrimin e parave”, është shprehur Bode, i pyetur në lidhje me këtë çështje.