Bien në kurth falsifikatorët shqiptarë të Londrës

24/03/2005 Gazeta londineze “Evening Standard”: Ja si shqiptarët na shitën pasaportat
2000 paund shqiptarëve për pasaportën e ministres britanike të antiterrorit
Gazetarët investigative britanikë vazhdojnë me sukses të ngrenë kurthe dhe më pas të ekspozojnë shqiptarët e krimit në faqet e shtypit vendas. I tillë ka qenë edhe shkrimi i djeshëm në gazetën “Evening Standard”, me titull ”Ne blemë për 2000 paund pasaportën e ministres”. Kësaj radhe, gazetarët, për ta bërë më tërheqës shkrimin e tyre, kanë zgjedhur të porosisin tek ustallarët shqiptarë një pasaportë britanike me emrin e ministres së antiterrorit Hazel Blear, por me foton e koleges së saj, Caroline Flint, ministre shteti për drogën dhe krimin e organizuar në “Home Office”. Gjatë investigimit, gazetari Keith Dovkants mundi të blejë një pasaportë britanike të një cilësie të lartë për 2000 paund. Pasaporta e blerë është me emrin e ministeres së “Home Office”, Hazel Blears. Investigimi ka zbuluar se grupet kriminale shqiptare arrinë t’i fshehin pasaportat me fletë boshe nga Evropa Lindore në Londër, ku bëhet plotësimi i tyre. Shumica e klientëve janë personat e përfshirë në industrinë e seksit si dhe trafikantët e qenieve njerëzore.
Hetimi
Gazeta shkruan se “ne po bënim biznes me një nga ushtarët e falsifikatorit me emer Tani, me qendër në Londër. Ai e kryen aktivitetin e tij nga celulari, duke përdorur gjashtë bashkëpunëtorë të besuar. Njëri nga ata, Martini, mori porosinë tonë brenda Mondeos”. Më tej gjatë investigimit të tyre, reporterët britanikë thonë se mbrapa kësaj tregtie pasaportash janë grupet mafioze nga Evropa Lindore, të përbërë nga vrasës të rrezikshëm dhe trafikantë qenies njerëzore. Për grupet kriminale është shumë e rëndësishme pasja e dokumenteve të falsifikuara, të cilat blehen me lehtësi rrugëve të Anglisë. Kjo tregti daton që në luftën e ftohtë, kur spiunët rusë së bashku me njerëzit e mafias, pajisnin me dokumente false agjentët e tyre.
Tani
“Shumica e shqiptarëve dhe kosovarëve që jetojnë në Londër janë legjitimë, por pas tyre fshihen kriminelë të shkallës së lartë, shumica banditë nga veriu i vendit, që është jashtë kontrollit ligjor”, shkruan gazeta londineze, duke treguar se “i tillë është edhe mbreti i falsifikimeve në Londër, i njohur si Tani. Ai besohet të jetë me origjinë nga Tropoja. Për të penetruar këtë grup kriminal, reporterit tonë të fshehtë iu desh të fitonte besimin e shqiptarëve të krimit. Për të, një punë e tillë, ishte e rrezikshme, pasi shqiptarët shquhen për rrezikshmërinë, aq më tepër kur ata e kanë deklaruar se ndëshkimi për ata që pengojnë apo informojnë rreth aktivitetit të tyre, është vdekja. I gjithë kontakti është bërë nëpërmjet
Martinit, i cili ka fituar të drejtën e qëndrimit në Angli. “Më fal mik, më duhet të të kontrolloj. Nuk e di se cili je. Policia ka filluar të nuhasë atë që ne bëjmë”, ka thënë ai gjatë takimit tonë të fundit. “Martini na ka treguar ne se çfarë ishte në ofertë”, shkruan “Evening Standard”, duke vijuar së shpjeguari se çfarë përmbante menuja e falsifikatorëve shqiptarë të Londrës. ”Kemi të gjitha llojet e pasaportave evropiane, patenta, numra pune, dokumente që vërtetojnë adresën e banesës, karta identiteti evropiane, si dhe pasaporta udhëtimi (travel document), të cilat ‘Home Office’ ia jep azilantëve të rregullt”.
Ekzaminimi
Roy Ramm, ish-komandant i skuadrës kundra krimit të organizuar në Scotland Yard, duke bërë ekzaminimin e pasaportave nga afër dhe me vëmendje, ka thënë se “pasaporta franceze është arrirë të falsifikohet në mënyrë perfekte. Ato nuk mund të jenë prodhuar në dhomën e ndonjë falsifikatori. Në të shumtën e rasteve, ato mund të sigurojnë një identitet të ri”.
Publikohet deklarata e ambasadorit Jones në Durrës
Deklarata shqetësuese bërë të premten, e ambasadorit britanik në Tiranë, Richard Jones, në prezencën e numrit një të doganave, Shpëtim Idrizi, rreth lidhjeve të ngushta që kanë grupet kriminale shqiptare në Angli me krimin e organizuar dhe trafiqet në Shqipëri, nuk i ka shpëtuar përfshirjes në artikullin e “Evenig Standard”, e cila shkruan: “Shqetësimet rreth trafikut të drogës dhe njerëzve në Britaninë e Madhe nga Shqipëria, u nënvizua nga Ministria e Jashtme ‘Foreign Office’, e cila sapo ka përfunduar disa kurse trajnimi të autoriteve portuale në Portin e Durrësit. Ambasadori britanik në Tiranë, Richard Jones, u tha zyrtarëve në përfundim të kursit se, “puna juaj ka një kontribut të madh në luftën kundra krimit të organizuar. Shumë krime në Britaninë e Madhe, të përgatitura nga shqiptarët, është e lidhur në një mënyrë apo tjetrën me trafikun e drogës, qenieve njerëzore, të armëve e kështu me radhë”.
Lini nga Lezha, superfalsifikatori shqiptar i Londrës
Investigimi i djeshëm nga “Evenign Standard” vjen pas gati një viti nga ai i gazetarit Mazher Mahmood i “News of the World”, i cili ekspozoi falsifikatorin e pasaportave “Travel Document”, Eduart Tobli. Para pesë vitesh, një superfalsifikator lezhian, i njohur me emrin Xhovalin (Lini) do të arrestohej nga policia londineze në lagjen “Bayswater”, ish-kryeqendër e takimeve të grupeve kriminale shqiptare. Lezhianit në banesën e tij iu zbulua një arsenal i tërë vulash, pasaportash ndërkombërare, dokumente të falsifikuara si dhe dy kompjutera. Ai u dënua me dy vjet burg dhe u riatdhesua në Tiranë. Në dhjetor 2002, po një shtetase shqiptare nga Lezha, P.L., me azil të garantuar në Angli, në një kontroll të rastësishëm të bagazheve të saj në aeroportin e Heathrowt iu kapën 12 pasaporta finlandeze, daneze dhe greke. Lezhiania po udhëtonte së bashku me djalin e saj nga Tirana për në Londër. Ajo i shpëtoi burgut, pasi deklaroi në polici se “bagazhet ia kishte paketuar kunata”. Policia tha se të gjitha pasaportat ishin me fotot e shtetasve shqiptarë dhe do të përdoreshin për vajtjen e tyre në Amerikë.
Shqiptarët në kërkim i kanë shpëtuar drejtësisë angleze
Nuk janë vetëm terroristët ata që përfitojnë nga të tilla dokumente të falsifikuara. Kriminelët shqiptarë, të cilët janë përfshirë në vrasje në Angli dhe kanë llogari të hapura me drejtësinë e shtetit ishull, për t’i shpëtuar burgimeve të gjata arratisen nga shteti ishullor, pikërisht me anë të këtyre kartave. Shembujt nuk mungojnë. Njëri prej tyre është ai i kryetutorit shqiptar nga Malësia e Madhe, të shndwrruar më pas në vrasës, Petrit Coli. Pas vrasjes së kryer nga ai të Përparim Malajt, në qytezën e Lutonin, Coli së bashku me kushërinjtë e tij, Marjan Luca dhe Arben Pali, pasi qëndrojnë në ilegalitet në një lagje në veri të Londrës, i shpëtojnë ndjekjes së policisë angleze, duke u larguar për në Itali me dokumente të falsifikuara. Por, ata, më pas do të arrestoheshin nga blutë e Shkodrës. Dy vrasësit e peqinasit Denis Ceka, të kërkuar nga policia londineze, Astrit Manahasa dhe Astrit Manahasa, sërish do t’i shpëtonin shumë viteve dënim në Londër për këtë vrasje, duke u larguar për në Francë me pasaporta greke të falsifikuara. Megjithatë, ata si kanë shpëtuar një operacioni të përbashkët të policive angleze-shqiptare, të cilët u prangosën ata para disa muajve. Rasti më spektakolar i largimit dhe më pas hyrjes në Angli me dokumente të falsifikuara, do të ishte ai i kuksianit të dënuar me 11 vjet burg për vrasje, Afrim Krasniqi, i cili pas vrasjes së një shtetasi pakistanez do të largohej me kartë italiane pa i hyrë asnjë gjemb në këmbë, do të qëndronte në Shqipëri për afro një vit dhe më pas po me të njëjtën pasaportë do të hynte në Angli për t’iu dorëzuar vetë policisë.