E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet lokale, Topi: Kandidatët të sjellin ide, jo të bëjnë politike

TIRANE-Presidenti Bamir Topi apeloi sot që kandidatët për zgjedhjet lokale, qofshin të majtë apo të djathtë në fushatë duhet të tregohen profesionistë dhe të sjellin një garë të ndershme e të qetë.

Deklarata e kreut të shtetit u bë sot gjatë një seminari për Qeverisjen vendore me përfaqësues të USAID.
Duke vlerësuar punën e USAID në disa drejtime në Shqipëri, Topi vuri theksin tek zgjedhjet vendore, pasi sipas tij pushteti vendor eshte me prane halleve dhe problemeve te qytetarit. Ne kete aspekt, Topi kerkoi që kandidatët të largohen nga ngjyrat e partive dhe të sjellin ide për qytetarin.
“Politika është thelbësore, por kjo politikë do të jetë më specifike më profesioniste me qytetarin sepse rrezikojmë se duke përdorur terma të përgjithshme politike, nga mëngjesi në darkë, e deri ditën tjetër rrezikojmë të përjashtojmë ato tema që njerëzit i duan dhe u interesojnë në hallet e tyre”.

Duke u përqëndruar në këtë temë, Topi solli dhe shembullin e Unazës së Madhe në Tiranë. “Do të thoni ju pse e gjykoni në këtë mënyrë, se kam parë shfaqje reale ku paradoksalisht përpjekja e përfaqësuesve të interesave të qytetarëve janë bllokuar nga refleksionet politike. Rastin ekstrem e kemi në Tiranë, kur ka një projekt të miratuar qysh në vitin’89 dhe vjen viti 2011, ende polemizohet dhe politikisht për një cështje që ka të bëjë thejsht me një element infrastrukturor ku do kalojnë politikanë të majtë të djathtë, kjo do ishte një këndvështrim që nuk dua ti kthehem më, e mora thjesht për ilustrim. Dua që e ardhmja që e atyre që duan të merren me qeverisjen vendore të marrin parasysh praktikat më të mira të qeverisjes vendore”.

Me urimin që të fitojë më i miri, Presidenti vuri në dukje se kandidatët pavarësisht përkatësive politike në këtë proces zgjedhor duhet të paraqesin idetë më të mira üasi nesër do jenë zgjedhur si përfaqësues të interesave të qytetarit.
“Ta vlerësojnëe datën 8 Maj mos ta shikojnë me indiferencë, në të gjitha komunikimet e fushatës zjedhore që duhet të jetë në vëmendjen e faktorit politik, kemi nevojë të shohim alternim idesh, nuk është nevoja të bëjmë politikë negativiste, duhet një shoqeri moderne sidomos në apsketin për infrastrukturën”.
“Të bashkojnë idetë e tyre në fund janë qytetarët të vendosin se kush do fitojë. Uroj të dalin fitues njërëzit më të mirë. U bëj thirrje kandidatëve të majtë e të djathtë të bëjnë fushatë profesionale, atëhere kemi të drejtë të themi se ata që do na udhëheqin nuk do jenë instrumenta të politikës, por të interesit të qytetarëve. Kandidatëve ju uroj garë të ndershme dhe dinjitoze, uroj qytetarët që mbas këtyre zgjedhjeve të realizojnë ëndrrat”.

Ndërsa kujtoi situatën e ndezur politike në vend, Presidenti kërkoi që procesi zgjedhor të zhvillohet i qetë si dhe apeloi për pjesmarrje në votime.

“Mendoj se është momenti më i rëndësishëm që këto zgjedhje të zhvillohen me qetësi të plotë mbas një situate të tensionuar politike, gati-gati në pozicionet e një konfiiktualiteti të shprehur. Zgjedhjet të zhvillohen me korrektësi sipas ligjit, ku pjesmarrja është shumë e nevojshme unë u bëj thirrje nga kjo foltore, që merrni pjesë në votime”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›