Faturat e energjisë Qeveria fal borxhet e 270 mijë familjeve
TIRANE- Kryeministri Berisha përsërit ftesën drejtuar opozitës të votojë në parlament ligjin për aministinë fiskale, si një ligj në interes të qytetarit e biznesit dhe jo të buxhetit të shtetit.
“Ftoj opozitën, edhe një herë, të votojë këtë ligj si një dëshmi e vullnetit për të shfrytëzuar vullnetin që ka në interesin më të mirë të vendit. Nëse ka vërejtje apo sugjerime të amendojë këtë ligj. Ky ligj është në interes kryekëput të qytetarit të biznesit dhe absolutisht jo buxhetit të shtetit. Sepse këtu janë vendosur tarifat më të ulëta që mund të vendosen dhe gjykoj se opozita nuk ka asnjë shkak asnjë arsye për të mos e votuar.”- deklaroi kryeministri Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë.
Numri një i qeverisë gjithashtu i bëri thirrje qytetarëve dhe bizneseve të vogla të “shfrytëzojnë harkun kohor deri më 31 dhejtor 2011 që ato të kenë mundësi që në përputhje me këtë ligj të përfitojnë nga cdo lloj detyrimi që amnistohet nga ky ligj”.
Berisha deklaroi gjithashtu faljen e detyrimeve ndaj OSSH-së të 270 mijë familjeve në nevojë, si dhe i kërkoi bashkëpunim i autoritetit qëndror tatimor me atë lokal që të mos ketë asnjë lloj deformimi sa i përket rimbursimit të taksimetrave të taksive.
Kryeministri informoi dhe për shdërrimin e Akademisë së Arteve në Universitetin e Arteve.
(s.g/BalkanWeb)