Pukë, vodhën kabllin elektrik, arrestohen 2 të rinjtë
Policia e Pukës ka bërë të mundur arrestimin e dy personave, të cilët dyshohet të jenë autorë të një vjedhje të ndodhur në fshatin Iballë të Pukës.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Qafë-Laç i Vaut të Dejës, ndërsa dy të ndaluarit janë përkatësisht Gjon Gjergji, 20 vjeç, banues në fshatin Gralishtë dhe Ndue Zmali, 18 vjeç banues në fshatin Berish, të Pukës.
Arrestimi i tyre u bë pasi, nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se këta dy persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në orët e vona të natës ndërsa gdhinte dita e djeshme, në fshatin Iballë, Pukë, kanë vjedhur një sasi teli bakri prej 1080 m, duke lënë kështu për pasojë gjithë fshatin në errësirë.
Gjithashtu nga hetimet, rezultoi se po këta dy persona, janë autorë të thyerjes së shkollës 9-vjeçare, në fshatin Iballë.
Ndërkohë materialet proceduriale në ngarkim të dy të rinjve, iu kaluan për veprime të mëtejshme prokurorisë së Pukës, për veprat penale të “Vjedhjes në bashkëpunim” dhe “Dëmtim të objektit”.