Arratisja e Pajës, polici bashkiak dëshmon skenën në gjykatë
07/04/2009 Rrëfimi i Gazmend Vathit, dëshmitarit të parë që pa arratisjen e Ilir Pajës
TIRANË- Ilir Paja një prej personave të arratisur disa herë nga burgjet e vendit dhe ato italiane, u përball dje me dëshmitarin e parë në procesin kundër tij. I thirrur nga gjykata ka qenë dëshmitari Gazmend Vathi një punonjës policie pranë Bashkisë së Tiranës. Vathi ka parë gjithë skemën e krimit. Madje i ka treguar gjykatës se ka ndihmuar në nxjerrjen e personave të plagosur nga poshtë makinave si dhe ndihmën që u ka dhënë mjekëve të spitalit “Nënë Tereza” në momentin kur është shoqëruar atje Ilir Paja i plagosur rëndë. Ndërkohë që në proces avokati i të pandehurit është munduar që të fokusohet tek fakti që Paja është përballur me civilë pa e ditur se kishte të bënte me policinë. Ka qenë i pranishëm në momentin kur i pandehuri Ilir Paja tentoi të arratisej nga sytë e policisë dhe ka dëgjuar të shtënat e armëve në vendin e ngjarjes.
Dëshmia
“Dëgjova dy apo tre krisma diku në afërsi të Farmacisë nr. 10. më pas pashë një policë të rrugores që po vraponte”, tha dje dëshmitari Gazmend Vathi. Pas këtij veprimi ai ka nxituar për t’i dhënë ndihmë personave, të cilët i ka parë të plagosur në vend. Ai i tha dje gjykatës se kur është afruar ka parë një person që kërkonte ndihmë”. Afrohem dhe shikoj një person që ishte poshtë një makine Fiat Punto, ngjyra e të cilit nuk më kujtohet tani, bashkë me disa persona të tjerë e ngritëm makinën për të nxjerrë personin që ishte poshtë”, tha Vathi. Dëshmitari tregoi se kur e kanë nxjerrë personin e plagosur e ka parë që kishte një plagë të madhe në gjoks. “Pasi i dhamë ndihmën e parë shkova që t’i jepja ndihmë dhe një personi tjetër që ishte i shtrirë pa ndjenja në kahun tjetër të rrugës. E ndihmuam edhe atë dhe e hipëm në një taksi ngjyrë të verdhë, e cila morri drejtimin e spitalit “Nënë Tereza”, bashkë me të shkoi edhe një person tjetër që e shoqëroj, që më pas e mora vesh që ishte polic”, tha Gazmend Vathi.
I arratisuri i burgjeve italiane
Pak muaj më parë mediat italiane njoftuan se një 33-vjeçar nga Shqipëria, i dënuar për vrasje të dyshimtë, ka mundur t’ia mbathë, teksa po transportohej me autoambulancë në një qendër spitalore. Ilir Paja u largua në orën 10.30, teksa po transportohej nga një spital i Livornos për në Kazerca. Policia nisi kërkimet për kapjen e tij, por pa mundur t’ia arrinte. Paja e kishte për herë të dytë largimin nga burgu, ndërsa vitin e kaluar policia mundi ta arrestonte. Në vitin 2007 në prangat e karabinierëve ka përfunduar 33-vjeçari Ilir Paja, që ishte arratisur nga burgu i Peruxhias ku mbahej për një vrasje të kryer në Gjermani në 11 qershor të 2006-s. 33-vjeçari Ilir Paja tentoi pa sukses t’i shpëtonte rrethimit të policisë duke u hedhur nga një lartësi prej 10 m në zonën e Buskatës, ku ndodhej banesa e tij. Brenda në apartament gjendeshin dhe dy prostituta 20-vjeçare nga Rumania, një prej të cilave kishte shenja të dukshme dhune dhe plagosje me armë zjarri.