E Diel, 1 Nëntor 2026

Besnik Mustafaj bashkon Metën e Ramën në tryezëNga TemaIlir Meta i zgjat dorën Edi Ramës, ky i fundit i përgjigjet ftohtë. Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta, dhe kryetari i PS, Edi Rama, ishin dje të pranishëm në një tryezë të organiz

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Besnik Mustafaj bashkon Metën e Ramën në tryezëNga Tema

Ilir Meta i zgjat dorën Edi Ramës, ky i fundit i përgjigjet ftohtë. Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta, dhe kryetari i PS, Edi Rama, ishin dje të pranishëm në një tryezë të organizuar nga ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, për t’iu përgjigjur sfidave dhe zgjidhjeve në konferencën ndërfetare në rajonin e Mesdheut. Kanë qëndruar larg njëri-tjetrit, por një shtrëngim duarsh indiferent ishte i pashmangshëm për dy ish-aleatët e koalicionit të majtë, që sot janë kthyer në kundërshtarë të fortë politikë. Megjithëse janë takuar formalisht, Meta e Rama nuk kanë pasur asnjë komunikim midis tyre përgjatë takimit të djeshëm, ku flitej për tolerancën fetare. Në këtë tryezë ishte i pranishëm edhe presidenti Bamir Topi, i cili ka shfaqur të njëjtin afrimitet, si me Ramën, ashtu edhe me Metën. Topi vlerësoi në fjalën e tij tolerancën fetare që ekziston në Shqipëri duke theksuar se kjo tolerancë duhet të jetë model edhe për vendet e tjera.” Sugjeroj modelin shqiptar. Të shohin nga Shqipëria të gjithë ata që pesha e së kaluarës i bën të jenë refraktarë”, - u shpreh Topi.

Përkundrejt një tolerancë të admirueshme fetare që ekziston në Shqipëri, dialogu politik mungon, dhe për këtë arsye presidenti Topi tha dje se për këtë mangësi të politikës shqiptare duhen pyetur protagonistët. “Për këtë duhet të pyesni aktorë të politikës. Nuk mund të jem supervizor për gjithçka”, - tha Topi.

Lidhur me temën e tryezës së organizuar nga ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, Meta e Rama dhanë të njëjtin qëndrim, sipas të cilit toleranca fetare në Shqipëri është model i mirë për të gjitha vendet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›