Policia e Bashës nën udhëheqjen e RrahmanitNga Mero BazeQindra banorë të Orikumit u përleshën pardje me forca të Policisë së Rendit, në përpjekje për të ndaluar fillimin e ndërtimeve në një zonë, ku Agjencia e Kthimit të Pronave në Vlorë ka mbivendos
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Policia e Bashës nën udhëheqjen e RrahmanitNga Mero BazeQindra banorë të Orikumit u përleshën pardje me forca të Policisë së Rendit, në përpjekje për të ndaluar fillimin e ndërtimeve në një zonë, ku Agjencia e Kthimit të Pronave në Vlorë ka mbivendosur tokat e ndara për ish-punonjësit e fermës me një listë të re pronarësh. Duke i hedhur një sy listës e pretendentëve si pronarë, vërehet se një nga bashkëpronarët është Rrahman Selmanllari, njeriu hije i Shkëlzen Berishës, djalit të kryeministrit, i përfshirë në aferën e Gërdecit dhe skandalin e eksportit të fishekëve nga Rinasi në Afganistan.
Ky skandal e bën shumë të ndjeshme dhe politike përleshjen e forcave të policisë me banorët e këtij qyteti lidhur me kontestimin e pasurisë së atyre që janë shpallur si pronarë në një zonë që më parë ka qenë kënetë. Problemi i parë që lind nga shfaqja si pronar e Rrahman Selmanllarit në Orikum është thembra korruptive e kthimit të pronës. Unë nuk dua të dyshoj tek asnjë pronar për pronën e tij, por, nëse njeriu më i afërt i djalit të Sali Berishës apo i konsideruar ndryshe si pseudonimi i bizneseve të djalit të Sali Berishës, shfaqet pronar tokash në Orikum, atëherë del qartë që Familja Berisha i ka kthyer pronat në mënyrë spekulative një grupi pronarësh dhe ata kanë shpërblyer me përqindje toke sekserin e familjes Berisha. Problemi i dytë që lind nga prania e Selmanllarit në këtë listë pronarësh është dhuna e policisë. Policia ka vepruar dje brutalisht mbi qytetarët, sikur ata të ishin kriminelë. Arsyeja shihet qartë. Pas policisë qëndron autoriteti i djalit të Sali Berishës, në emër të së cilit është kthyer prona, është hipotekuar me mbivendosje dhe tashmë po tentohet të ndërtohen pallate. Problemi i tretë dhe më i rëndë në këtë histori është se boshllëku ligjor që ka lejuar shteti shqiptar në standardet e ndryshme, me të cilat ka privatizuar fermat dhe kriteret, me të cilat ka rishpallur pronarët, duket se ka qenë i vetëdijshëm për t’u përdorur për afera të tilla korruptive. Unë jam parimisht në krahun e çdo pronari të ligjshëm që duhet t’i kthehet prona e vet. Por, kur shteti krijon boshllëqe të tilla ligjore dhe spekulime të tilla, që për të marrë pronën tënde duhet të bësh ortak Rrahman Selmanllarin, vetëm pse është dora e zgjatur e djalit të kryeministrit, atëherë me siguri ata, ose nuk janë pronarë realë, ose janë pronarë të përdhunuar nga struktura korruptive që kanë kapur shtetin.