E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqyrtimi i aplikimit të Shqipërisë përçan BE, çështja konsiderohet politikeNga Tema Duhej të ishte një procedurë e shpejtë teknike, por fakti që po pengohet kaq shumë dhe po diskutohet kaq gjatë në Bashkimin Evropian, tregon se punët në ve

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Shqyrtimi i aplikimit të Shqipërisë përçan BE, çështja konsiderohet politikeNga Tema

Duhej të ishte një procedurë e shpejtë teknike, por fakti që po pengohet kaq shumë dhe po diskutohet kaq gjatë në Bashkimin Evropian, tregon se punët në vendin tonë janë më keq se sa mendohej. Bëhet fjalë për aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kërkesë kjo që duhej të kalonte pa asnjë problem te Komisioni, pasi është ai që do japë një opinion për këtë kërkesë. Megjithatë, ky hap krejt teknik është stërzgjatur dhe vendet e BE po e cilësojnë vendim politik kalimin e aplikimit te Komisioni Evropian.

Zgjedhjet dhe situata politike në Shqipëri duket se e kanë sjellë këtë situatë.

Mbledhja e djeshme e Ministrave të Jashtëm të BE pritej të diskutonte për këtë çështje. Në fillim, ministri i Jashtëm suedez, Karl Bildt tha se nuk ka probleme politike, por vetëm teknike.

Por ministri holandez ka deklaruar të kundërtën. Edhe ministri slloven tha se BE është e përçarë për këtë çeshtje.

Fakti që një problem teknik shihet me kaq shumë skepticizëm nga BE, duke theksuar sidomos zgjedhjet problematike, tregon situatën e rëndë politike ku ndodhet vendi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›