BSH vendos të mërkurën për interesin bazë
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë pritet të diskutojë në mbledhjen e ditës së mërkurë mbi situatën e fundit monetare dhe makroekonomike të vendit dhe të vendosë nëse do t‘i ndryshojë apo jo interesat bazë. Para krerëve të politikës monetare janë disa raporte të rëndësishme për diskutim, përfshirë zhvillimet monetare në vend gjatë muajit shkurt si dhe deklarata "Mbi stabilitetin e sistemit financiar për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2008". Raporti mbi stabilitetin përmbledh të gjitha rreziqet e mundshme në ekonomi dhe publikohet dy herë në vit.
Norma e interesit bazë në ekonomi në Shqipëri është aktualisht 5.75%. Për herë të fundit u ndryshua më 28 janar kur u ul me 0.5%. Ekspertët e BSH duket se janë në dilema të forta mbi atë se çfarë duhet të bëjnë me këtë mekanizëm të rëndësishëm. Ngadalësimi i ekonomisë është pranuar nga të gjithë tashmë, por ulja e mëtejshme e interesit bazë mund të ulë konkurrueshmërinë e lekut me euron dhe dollarin në tregun e brendshëm, gjë që sjell dobësim të monedhës kombëtare. Nga ana tjetër, ulja e interesit të lekut dha vetëm një ndikim të vogël dhe të përkohshëm në interesat e bonove të thesarit. Likuiditeti në tregun e brendshëm mbetet i ulët, sipas ekspertëve, gjë që reflektohet në ofertë të dobët për bono thesari dhe në interesa të larta. Interesat e bonove të thesarit kanë arritur nivelin më të lartë në shumë vjet. Banka e Shqipërisë ka ndihmuar bankat e nivelit të dytë duke pranuar të blejë bonot e tyre të thesarit me të drejta të plota, pavarësisht se janë dorëzuar para maturimit. Fitimet e bankave janë ulur ndjeshëm gjatë muajve të fundit.