Italia, 300 mijë shqiptarë me leje qëndrimi
Shqiptarët e emigruar në Itali janë bashkësia më e madhe e të huajve që jetojnë në këtë vend me dokumente të rregullta qëndrimi, bëhet e ditur nga të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave të vendit tonë fqinj. Të dhënat për vitin 2008 tregojnë se mbi 2 milionë ekstrakomunitarë kanë marrë leje qëndrimi në Itali deri më sot. Shqiptarët janë komuniteti më i madh me 303.818 anëtarë. Më pas vijnë Maroku me 277 mijë dhe Ukraina me 140 mijë vetë. Shqiptarët dhe emigrantët e tjerë jetojnë përgjithësisht në Italinë e veriut. Rajoni i industrializuar i Lombardisë ka një të katërtën e emigrantëve të rregullt.
Shqipëria vlerësohet se ka 1.2 deri në 1.5 milionë nënshtetas jashtë vendit, që kanë emigruar gjatë njëzet viteve të fundit. Kjo përbën 20-30% të popullatës shqiptare. Shumica dërrmuese e shqiptarëve janë vendosur në Greqi dhe Itali. Rreth 20 mijë shqiptarë kanë qenë në gjendje të ndërtojnë biznese të vogla në Itali. Prej këtyre, më shumë se gjysma punojnë me sipërmarrje në sektorin e ndërtimit. Këto biznese janë goditur rëndë nga kriza botërore gjatë muajve të fundit. Italia është një nga vendet më të dëmtuara nga kriza, ndërsa sektori i ndërtimit është më i godituri. Gjatë këtij viti, ekonomia italiane pritet të ulet me 2.5% udhëhequr nga rënia e prodhimit industrial me 5%. Papunësia pritet të rritet në 9.2% nga 6.7 që qe në vitin 2008. Për pasojë edhe shumë shqiptarë emigrantë kanë humbur sakaq vendet e punës apo janë të rrezikuar ta humbin. Nga Italia vlerësohet se vjen një pjesë e konsiderueshme e remitancave, rreth 300 milionë euro në vit, të ardhura që pritet të ulen këtë vit.
Vështirësitë e ekonomisë italiane pritet të na dëmtojnë edhe në sektorin e veshjeve dhe këpucëve. Industria shqiptare e veshjeve dhe këpucëve punon me porosi të italianëve, të cilët nga ana e tyre i eksportojnë këto produkte në të gjithë botën. Eksportet e veshjeve të Italisë u ulën me 39% gjatë janarit të këtij viti, ndërsa eksporti i këpucëve ra me 23%.