E Diel, 1 Nëntor 2026

BSH, zgjerohen investimet në kredi dhe letra me vlerë

Sektori bankar ka zgjeruar më tej investimet në kredi dhe letra me vlerë. Sipas raportit më të fundit të BSH-së, në fund të vitit 2007, portofoli i kredive të sektorit bankar arriti në pothuaj 40 për qind të totalit të aktiveve të sektorit, duke shënuar një rritje me 4.4 pikë përqindje në krahasim me fundin e muajit qershor. Ndërsa investimet në letra me vlerë arritën në 18 për qind të totalit të aktiveve, duke u rritur me 1.6 pikë përqindje në krahasim me të njëjtën periudhë. Në fund të vitit 2007, kthimi nga investimi i aktiveve mesatare rezultoi 1.6 për qind, ndërsa kthimi nga investimi mbi kapitalin aksionar rezultoi 20.7 për qind, pranë niveleve të shënuara në fund të vitit 2006. BSH-ja bën të ditur se cilësia e kreditimit, ndonëse është ndikuar negativisht nga ritmi i lartë i kreditimit që dikton konkurrenca në treg, ka ndryshuar pak në krahasim me fundin e muajit qershor 2007 dhe konsiderohet e mirë.

Rritja e çmimeve, qytetarët shpenzojnë pak në Ditën e Verës

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore nuk u ka dhënë mundësinë shumë familjeve shqiptare që me rastin e Ditës së Verës të kishin edhe një drekë të bollshme, ndryshe nga ditët e zakonshme. Shtrenjtimi i fruta-perimeve ka frenuar blerjet edhe në këtë ditë feste, ashtu siç po ndodh rëndom gjatë muajve të fundit. Rënia e xhiros për shkak të çmimeve të larta pranohet edhe nga tregtarët. Sipas tyre, çmimet varen nga importi, pasi aktualisht tregu furnizohet vetëm me produkte të huaja. Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore ka nisur që në gusht të vitit të kaluar. Shtrenjtësimi i tyre ka rritur koston e jetesës në vend, duke rënduar direkt buxhetin e familjeve shqiptare.

15 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›