E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bizneset e autostradës ndalin punën

Shpërthimet në Gërdec kanë bërë të pasigurt të gjithë zonën industriale në Veri të Tiranës. Dje, shumë nga kompanitë që kanë ngritur stabilimentet e tyre përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, kanë ndërprerë punën. Shpërthimi i parë i fuqishëm, që ndodhi disa minuta para mesditës, ka shkaktuar dëme materiale në ndërtesat që ndodhen anës autostradës. Kompania "Deka", njoftoi dje se në fabrikat e saj kishte pasur disa të plagosur, por asnjëri prej tyre në gjendje të rëndë. Edhe kompani të tjera të vogla, prodhuese dhe tregtare, që janë vendosur në autostradë, në afërsi të Vorës, kanë raportuar dje për punëtorë të plagosur lehtë. Vazhdimi i shpërthimeve dhe bllokimi i autostradës Tiranë-Durrës, detyroi shumë kompani të lajmërojnë punonjësit e turnit të dytë, të mos paraqiten në punë dje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›