PD: Falënderojmë socialistët që bojkotuan Ramën
12/11/2009 Protesta e Korçës
KORÇË - Një ditë pas përfundimit të mitingut të Partisë Socialiste në qytetin e Korçës për transparencën e kutive të votimit Partia Demokratike e degës së Korçës përmes zëdhënësit të saj Gjergji Grabocka ka falënderuar banorët e këtij rajoni për shpërfilljen që treguan ndaj mitingut të radhës të organizuar nga lideri i kësaj partie Edi Rama. Në këtë deklaratë bëheshin të ditura arsyet që sollën dështimin e këtij mitingu. Sipas PD-së së Korçës, mitingu u refuzua, u shpërfill dhe u injorua, sepse gjithë përpjekjet e Ramës janë një farsë bajate; sepse me bojkotin e tij po pengon integrimin e Shqipërisë në BE, por edhe sepse qytetarët mbështesin dhe përkrahin mazhorancën që erdhi në pushtet përmes zgjedhjeve të ndershme. Ndërkaq një arsye tjetër e dështimit të mitingut ishte dhe marrja me forcë e njerëzve nga shtëpitë e tyre. “Mitingu u braktis jo vetëm nga qytetarët e këtij qarku, por edhe nga anëtarësia e PS-së dhe strukturat e saj”, - do të theksohej në deklaratë. Megjithatë, në vijim të kësaj deklarate zëdhënësi i Partisë Demokratike të degës së Korçës, Gjergji Grabocka, tha: “Megjithëse për gati një muaj strukturat e PS-së së gjithë qarkut u angazhuan për mitingun e djeshëm, sërish nuk mundën të mbledhin në shesh më tepër se një grusht njerëzish. Në aksionin e madh të grumbullimit të qytetarëve nuk mbetën të papërfshira as strukturat e bashkisë së Korçës, ku spikati veçanërisht puna e madhe e policisë bashkiake, çka bëri të mundur marrjen me zor nga shtëpitë e tyre edhe të atyre pak militantëve të PS-së, të cilët kishin vendosur të mos bëheshin pjesë e kësaj farse bajate të liderit të tyre të pashpresë. Mospjesëmarrja e qytetarëve të Korçës në mitingun e Ramës sigurisht që ka lidhje me pengimin që po i bëhet integrimit të Shqipërisë në BE, por edhe me keqqeverisjen dhe shpërdorimin flagrant të postit dhe të fondeve publike nga administrata e bashkisë. Mbrëmë Rama pa me sytë e tij të vërtetën e hidhur të pretendimeve absurde për hapjen e kutive të 28 qershorit. Kjo gjë u refuzua jo vetëm nga qytetarët e Korçës, por edhe nga strukturat e PS-së”.