Pique rrezikon El Clasicon

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique do të qëndrojë jashtë fushave për tri javë, pas lëndimit në shputë që pësoi në fitoren ndaj Spartak Moskës të mërkurën mbrëma në kuadër të Grupit G në Ligën e Kampionëve.
Sipas stafit mjekësor të gjigantit katalan, reprezentuesi spanjoll do të mungojë për “dy deri në tri javë” dhe lë në dyshim paraqitjen e tij në El Clasico kundër Real Madridit më 7 tetor.
Lëndimi i tij është një tjetër goditje e rëndë për Barcelonën pas dëmtimit të partnerit të tij Carles Puyol, i cili nuk do të jetë në dispozicion për gjashtë javë.