E Diel, 1 Nëntor 2026

Maxi braktis Liverpoolin për Newell’s Old Boys

Maxi Rodriguez është larguar nga Liverpooli pas dy vite e gjysmë në klub dhe është rikthyer te ish skuadra e tij Newell’s Old Boys në Argjentinë.

Mesfushori Maxi, 31 vjeç, erdhi në Anfield nga Atletico Madrid në janar 2010 dhe shënoi 17 gola në 73 paraqitje për gjigantin anglez. “Po kthehem në shtëpi me përplot kujtime të mira”, tha ai gjatë një letre të hapur për tifozët të publikuar në ueb faqen zyrtare të klubit.

“Ju faleminderit të gjithëve për përkrahjen tuaj”, shtoi ai. Maxi kishte edhe një vit kontratë me Liverpoolin, por klubi anglez nuk njoftoi nëse ajo është shkëputur ose Old Boys ka paguar kompensim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›