E Diel, 1 Nëntor 2026

Casillas synon katër tituj

Iker Casillas ka thënë se respekton Pep Guardiolën dhe Barcelonën, por është i interesuar të fitojë tituj të tjerë me Real Madridin. Portieri 31 vjeç udhëhoqi Realin drejt titullit në La Liga më 2011/12 dhe ka theksuar se kjo është më e rëndësishme se ngjarjet në Nou Camp.

“Respektoj Barcelonën dhe atë që bëri Guardiola, por ajo që më intereson është Real Madridi dhe përpjekjet për të fituar të gjitha garat”, tha Casillas për të përditshmen sportive katalane Sport.

“Dua të fitoj katër gara: Superkupën e Spanjës, La Ligën, Copa del Rey dhe Ligën e Kampionëve”, u shpreh ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›