"Babagjyshi" vrasës, me traumë psikologjike
Njeriu që i maskuar si Babagjyshi i vitit vrau nëntë njerëz në Los Anxhelos gjatë një feste mbrëmjen e Krishtlindjeve jetonte prej kohësh me një peshë të rëndë faji për shkak të përgjegjësisë që ndiente lidhur me një aksident i cili kishte lënë parapelgjik djalin nga martesa e parë. Brus Xhefri Pardo, i cili jetonte në një lagje periferike të Los Anxhelosit kishte edhe një djalë nga gruaja e parë, i cili kishte pësuar dëme të rënda në tru gjatë një aksidenti në pishinë teksa gjendej nën kujdesin e të atit.