Itali, dallgë emigrantësh klandestinë në ishull
Disa qindra emigrantë të tjerë nga Afrika zbarkuan dje në ishullin italian të Lampeduzës, duke e çuar numrin total të të mbërriturve gjatë 48 orëve të fundit në rreth 1 mijë e 7 qind. Dy mjete lundrimi që transportonin më shumë se 300 njerëz u kapën nga marina italiane pranë brigjeve të ishullit një ditë pasi 4 anije të tjera zbarkuan rreth 1 mijë e 3 qind njerëz. Sipas autoriteteve italiane, numri i emigrantëve ilegalë nga Afrika është shtuar ndjeshëm gjatë këtij viti