Obama: 2009-ta do të jetë i vështirë
Çfarë lloj mandati keni?
Unë mendoj se kemi shënuar një fitore të vendosur, edhe pse dyzeteshtatë për qind e amerikanëve votuan për John McCain-in, prandaj nuk mendoj se amerikanët duan kryelartësi nga Presidenti i tyre i ardhshëm. Mendoj se ne morëm mandat të fuqishëm për ndryshim... Kjo do të nënkuptojë një qeveri që nuk shtyhet nga ideologjia; një qeveri që është kompetente; do të nënkuptojë një qeveri, çka është më e rëndësishmja, e cila është e përqendruar çdo ditë në nevojat dhe orvatjet, shpresat dhe ëndrrat e njerëzve të zakonshëm. Dhe mendoj se është një mandat i fuqishëm për Washington-in në tërësi, që të jetë përgjegjës ndaj amerikanëve të zakonshëm, në një mënyrë që nuk ka ekzistuar për një kohë të gjatë.
Kur votuesit do të shikojnë në administratën tuaj pas dy vitesh, si do ta dinë nëse keni pasur sukses?
Mendoj se janë disa etapa të cilat ia kemi caktuar vetes gjatë fushatës sonë. Kur është çështja te politika e brendshme: A e kemi ndihmuar këtë ekonomi që të rregullohet nga kriza më e keqe financiare që nga Depresioni i Madh? A kemi institucionalizuar rregullore financiare dhe rregulla në rrugën për të siguruar që kriza të tilla të mos ndodhin sërish? A kemi krijuar vende pune të cilat paguhen mirë dhe bëjnë të mundur që familjet të mbajnë veten? A kemi bërë përparime thelbësore në zvogëlimin e çmimit të përkujdesjes shëndetësore? A kemi filluar një projekt i cili do të zgjasë me dekada, të vendosjes së Amerikës në një ekonomi që funksionon me energji të re? A kemi nisur një projekt që mund të jetë edhe më i gjatë, si ai i ringjalljes së sistemeve tona të shkollave publike, në mënyrë që të jemi në hap me shekullin XXI? Ky është fronti shtëpiak. Kur është fjala për politikën e jashtme: A e kemi mbyllur Guantanamon në një mënyrë të përgjegjshme? A i kemi dhënë fund të qartë torturës dhe e kemi kthyer baraspeshën në mes kërkesave tona të sigurisë dhe Kushtetutës sonë? A kemi rindërtuar aleancat përreth botës në mënyrë efektive? A i kemi tërhequr trupat e SHBA-së nga Iraku dhe kemi fuqizuar qasjen tonë në Afganistan, jo vetëm ushtarakisht, por gjithashtu edhe diplomatikisht dhe kur është në fjalë zhvillimi? Dhe a kemi qenë në gjendje të ringjallim institucionet ndërkombëtare që të merremi me kërcënime transnacionale, si ndryshimi klimatik, të cilin nuk mund ta zgjidhim vetëm? Dhe jashtë masave specifike të politikave, dy vjet nga tani, dua që populli amerikan të jetë në gjendje të thotë: "Qeveria nuk është e përsosur; ka gjëra të cilat i bën Obama. Por, a dini çfarë? Mendoj se qeveria po punon për mua. Mendoj se është e përgjegjshme. Ndihem se është transparente. Ndihem se jam i mirinformuar rreth veprimeve që po bën qeveria. Ndiej se ky është një President dhe një administratë që i pranon gabimet dhe e adapton veten në informata të reja, që beson në marrjen e vendimeve bazuar në fakte dhe shkencë e jo bazuar në atë që është e përshtatshme politikisht". Këto janë disa nga gjërat e pakapshme tani, të cilat shpresoj që pas dy vitesh njerëzit do të mund t‘i thonë.
Kur shikoni në çështjet ekonomike, të cilat i drejtonit gjatë
fushatës, a i ndryshojnë të gjitha këto lajme të këqija financiare prioritetet tuaja rreth asaj se sa shpejt duhet vepruar, le të themi, vendet e punës kundrejt energjisë?
Fatmirësisht, shumica e propozimeve që i bëmë përputhen jo vetëm me rritjen tonë ekonomike afatgjatë, por gjithashtu përshtaten mirë edhe me atë që duhet bërë në një periudhë afatshkurtër, që ta kthejmë ekonominë në këmbë. Gjatë fushatës kam folur për nevojën e rindërtimit të infrastrukturës sonë dhe kjo qartazi na jep një mundësi të krijojmë vende pune dhe të shtyjmë kërkesën në një kohë kur ekonomia ka shumë nevojë për vende pune. Kam folur për zvogëlim të taksës për 95% të familjeve që punojnë dhe kjo hyn brenda një pakete të stimulit, dhe ne mund t‘i vëmë këto para në xhepat e popullit tonë mjaft shpejt. Kam folur për nevojën që të frenojmë çmimet e përkujdesjes shëndetësore dhe del që ka nevojë për kursime në teknologjinë informatike për shembull, gjë që mund ta bëjmë mjaft butë. Prandaj nuk ka dyshim që shumicën e prioriteteve, të cilat i kam pasur, janë të tilla që do
t‘u shërbejnë nevojave tona afatshkurtra ekonomike, njëlloj si atyre afatgjata. Rënia e çmimit të naftës mendoj se e vështirëson bisedën rreth energjisë, por nuk e bën më pak të nevojshme. Më shumë se kurrë, mendoj, një investim i përgjithshëm për transformimin e ekonomisë tonë, nga rindërtimi i ndërtesave, në mënyrë që të jenë efikase për energjinë, deri në ndryshimin e shabllonëve tanë transportues dhe duhet menduar se si të rindërtojmë rrjetin tonë elektrik. Këto të gjitha janë gjëra për të cilat do të kemi nevojë më shumë se kurrë. Por, kur njerëzit nuk paguajnë 4 dollarë për fuçi të naftës, kjo do të thotë se çështja bie nga lista e tyre e prioriteteve. Dhe kjo e bën politikën e kësaj çështjeje më të vështirë se sa ka qenë para gjashtë muajve.
Pra, për një recesion sa më të gjatë dhe sa më të thellë duhet të
jetë gati populli amerikan?
Unë nuk kam top të kristaltë dhe ekonomistët kanë mendime të ndryshme për këtë gjë. Mendoj se duhet të presim që viti 2009 të jetë një vit i vështirë. Dhe nëse bëjmë disa zgjedhje të mira, besoj se ne mund të kufizojmë ca nga dëmi në vitin 2009, dhe se në vitin 2010 mund të fillojmë të shohim një trajektore të ekonomisë që shkon lart. Por, kjo është një gropë e vështirë në të cilën e kemi futur veten. E dini, Japonia ka pasur një situatë të ngjashme në vitet 1990, ka marrë disa vendime të dobëta, nuk është përballur si duhet me disa probleme të saj në sistemin bankar dhe pavarësisht nga stimuluesi i majmë, gjërat u zvarritën për pothuajse një dekadë. Në anën tjetër, ka shtete si Suedia që kaluan nëpër të njëjtën gjë dhe fuqishëm e mençur brenda dy viteve u kthyen në këmbë, dhe po rriten me të vërtetë shëndetshëm. Prandaj vendimet që do të marrim do të kenë ndikim në këtë gjë. Por, viti i ardhshëm do të jetë i vështirë.
Keni bërë një zgjedhje shumë të mençur për Sekretare të Shtetit. Nëse do të ishte ajo e ulur këtu dhe ju do të thoshit: "Zonja sekretare, ja ku janë tri pikat që duhet t‘i bëni në itinerarin tuaj kur të nisni punën", cilat do të ishin ato tri pika?
Në fakt jemi duke e biseduar këtë gjë, mendoj që një ditë ose dy pasi të publikohet, nuk do të kem pse t‘i them që ta lexojë në revistën TIME. Por, ju përmenda më herët disa nga prioritetet tona kryesore. Nuk ka dyshim që menaxhimi i tranzicionit në Irak do të jetë prioritet kryesor. Menaxhimi i një strategjie më efektive në Afganistan do të jetë prioritet kryesor. Pranimi që ky problem nuk është vetëm një problem i Afganistanit, por është një problem Afganistan-Pakistan-Indi-Kashmir-Iran do të jetë një prioritet. Rregullimi i politikës sonë kur bëhet fjalë për Iranin, do të jetë një prioritet. Dhe ndërtimi i një lloj progresi, së paku në bisedime, rreth konfliktit Izrael-Palestinë do të jetë një prioritet. Unë i përmenda këto gjëra, por mbani mend, se disa nga prioritetet afatgjata, të cilat i identifikova gjatë fushatës, mbesin po aq urgjente edhe sot. Tashmë përmenda zgjerimin nuklear. Tashmë përmenda ndryshimin klimatik. Mendoj se rregullimi i varfërisë dhe zhvillimit përreth botës do të jetë përbërës kritik i politikës sonë të jashtme. Është mirë për sigurinë tonë e jo vetëm për bamirësi. Prandaj pjesë e synimit të cilin e ndajmë unë dhe senatorja Clinton, njësoj si Sekretari i Mbrojtjes, Gates, dhe këshilltari për sigurinë kombëtare, gjenerali Jones, është që të vendosim axhendën tonë të asistencës së jashtme në qendër të bisedave tona të sigurisë kombëtare, në vend që ta lëmë në periferi. T‘i kushtojmë më shumë vëmendje Amerikës Latine. E dini, ne kemi lënë anash fqinjët tanë në vetë hemisferën tonë dhe ekziston një potencial shumë i madh për ne që të punojmë me shtetet e tjera, me Brazilin për shembull, i cili në disa mënyra është para nesh kur është çështja te strategjitë e energjisë. Kjo, mendoj, se do të jetë shumë e rëndësishme.
Dhe, përfundimisht, menaxhimi i marrëdhënieve tona me Kinën
dhe me tërë skajin paqësor mendoj se është diçka që do të më
mbajë të zënë jo vetëm mua, por edhe pasardhësin tim.
A ka ekzistuar ndonjë moment gjatë zgjedhjeve kur keni menduar se do të humbnit?
Natyrisht.
Kur ka ndodhur kjo?
Ta them kështu: Ka pasur shumë momente gjatë zgjedhjeve kur kam menduar se mund të humbisja. Dhe, sinqerisht, e dini, kemi pasur plot batica e zbatica gjatë fushatës. Por, do t‘ju them diçka: mënyra se si unë dhe Michelle flisnim para se të vendosnim të hynim në këtë garë, ishte se nëse do të udhëhiqnim një garë ashtu siç doja unë, nëse po bënim që njerëzit të marrin pjesë dhe të entuziazmoheshin dhe nëse po sillnim njerëz të rinj në proces, nëse do të flisja sinqerisht për ato që mendoja se ishin prioritetet e mia, atëherë gjithmonë mendoja se kishim një shans të mirë për fitore. Dhe, nëse do të humbnim, kjo nuk do të ishte një gjë aq e tmerrshme. Mendoj se isha mjaft stabël gjatë garës, pavarësisht nga baticat e zbaticat. Nuk ka pasur aq shumë raste gjatë fushatës. Ka pasur ca, por jo shumë, kur nuk isha krenar me atë që po bënim, apo ndihesha sikur po bëja kompromise me principet e mia thelbësore. Michelle dhe unë u zotuam se çfarëdo që të ndodhte, ne do të dilnim nga kjo gjë si një tërësi. Dhe nuk ka pasur asnjë moment gjatë fushatës kur të kem menduar se ishim në rrezik ta humbnim atë që jemi.
Cila është këshilla më e mirë që keni marrë nga dikush në lidhje me të qenit President?
Të vetmit njerëz të cilët me të vërtetë e dinë janë ish-presidentët tanë. Dhe dua të mbroj besueshmërinë e atyre bisedave, sepse dua që prapë t‘u kthehem atyre për këshilla. Mund t‘ju them se të gjithë kanë thënë se është e rëndësishme që të gjesh kohë për të menduar dhe jo të kalosh tërë ditën reaktiv. Mbase ngaqë gjithmonë është një krizë që vjen drejt teje, gjithmonë ekziston një mbledhje që do të mund ta bësh, gjithmonë mund t‘i përgjigjesh një konference për shtyp, apo një grupi të përkrahësve. Prandaj mendoj se mirëmbajtja e një disipline të tillë është e rëndësishme.
A nervozoheni ndonjëherë, dhe nëse po, si do ta dimë?
Punonjësit e mi e dinë kur unë inatosem. Unë nuk bërtas. Mendoj se ajo që ka qenë efektive me mua si fëmijë dhe se ajo që unë dhe Mishelle mendojmë se është efektive me fëmijët tanë, është t‘i bësh njerëzit të ndihen fajtorë. T‘u thuash gjëra si: "Jam shumë i dëshpëruar me ty. Prisja shumë më shumë". Dhe mendoj se njerëzit në përgjithësi duan t‘i bëjnë gjërat siç duhet dhe nëse je i qartë me ta se çka është ajo gjë, dhe nëse të shohin duke e bërë gjënë e duhur, atëherë kjo ndihmon shumë. T‘u bërtasësh njerëzve nuk është efektive. Edhe pse ka përjashtime. Ka momente kur faji nuk funksionon dhe pastaj duhet përdorur frika.
Tani një pyetje shumë personale, për të cilën ndoshta nuk do të ndiheni rehat që të përgjigjeni: A vdiq gjyshja juaj me besimin se do të bëheshit President?
Nuk e di. Por, e di që ajo votoi për mua. Javën e fundit të jetës së saj asaj i humbiste e i kthehej vetëdija. Por, do të thosha se dy javë para zgjedhjeve kishte shenja se unë do të fitoja. Ajo ishte mahnitëse deri në fund. E kam përmendur këtë edhe në një tjetër intervistë. Gjyshja ime nuk do të besonte se unë do të arrija të bëhesha President. Jo për shkak të çështjes së racës, por sepse ajo ishte nga mesi i Perëndimit, një njeri i qetë, në përgjithësi skeptike për gjëra të tilla dhe do të kishte preferuar të mos merresha me politikë, por të bëhesha ndonjë gjykatës apo avokat. Nëna ime, në anën tjetër, mendoj se kurrë nuk do të kishte dyshuar, sepse ajo ka qenë tërësisht e bindur se djali dhe vajza e saj ishin të përkryer. Prandaj është një pasqyrim mbi personalitetet e tyre. Por, mendoni për jetën e gjyshes sime: ajo lindi në vitin 1912 apo 1922. U rrit gjatë Depresionit të Madh në një qytet të vogël në Kansas dhe kurrë nuk u diplomua në kolegj. Disi e gjeti veten në Hawai. Diçka ndodhi e vajza e saj u martua me një afrikan. E rriti këtë djalë të përzier, i cili pati shumë telashe si adoleshent. Kuptoni, shansi që ky djalë i vogël të bëhej President i SHBA-së ishte shumë i vogël. Prandaj në një mënyrë jeta e saj paraqet këtë rrugëtim të mrekullueshëm amerikan, ku të gjitha këto forca të kulturave të ndryshme mund të bashkohen dhe mundësia e të shkuarit përpara dhe mundësia për sukses për gjeneratat e ardhshme është realitet, ndoshta jo aq shumë sa do të kishim dëshirë, ndoshta jo aq shpejt sa do të donim, por është këtu, sido që të jetë.