Dita e dytë e sulmeve izraelite mbi Gazë
Është luftë dhe sipas Presidentit palestinez, Abaz, "kjo masakër mund të shmangej". E diela shënon ditën e dytë të një konflikti të përgjakshëm me bilanc dramatik: sipas burimeve mjekësore, numri i të vrarëve është më shumë se 290, mes të cilëve shumë gra e fëmijë, ndërkohë që sipas shifrave të publikuara nga Hamas të vrarët janë 400, ndërsa të plagosurit më shumë se 1 mijë. Në të gdhirë të së dielës një seri tjetër sulmesh ajrore nga ana e forcave izraelite, ndërkohë që palestinezët u kundërpërgjigjën me lëshimin e disa raketave që goditën disa qytete në jug të Izraelit. Nga ana e Izraelit nuk janë bërë të ditura njoftime as për dëme në njerëz e as për dëme materiale.
Ushtarë e tanke në kufi
Në një mbledhje të Këshillit të Ministrave, Izraeli vendosi mobilizimin e mijëra rezervistëve. Shteti hebraik kërcënoi pas dy ditëve të sulmeve ajrore edhe për një ndërhyrje tokësore në Rripin e Gazës, e kontrolluar nga lëvizja radikale Hamas. Sipas së përditshmes izraelite "Haaretz" qindra ushtarë këmbësori dhe një numër i madh mjetesh të blinduara janë zhvendosur në kufirin jugor të Izraelit në përgatitje të një marshimi të mundshëm tokësor. "Është i mundshëm një operacion ushtarak tokësor kundër Hamasit", deklaroi ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak. Kryeministri izraelit, Ehud Olmert, para hyrjes në mbledhjen e qeverisë kishte deklaruar se kohëzgjatja e operacionit "është e paparashikueshme".
Ministrja e Jashtme, Tzipi Livni, e cila shpreson të marrë në dorë postin kryeministror pas zgjedhjeve të 10 shkurtit të ardhshëm, u duk se donte të hidhte poshtë idenë e mundësisë për një sulm të shkallës së gjerë për të rivendosur kontrollin izraelit në territoret e Rripit të Gazës. "Synimi ynë nuk është ripushtimi i Rripit të Gazës", tha gjatë një intervistë të dhënë në programin "Meet the Press" të rrjetit amerikan NBC.
Marke Regev, një prej zëdhënësve të Ehud Olmert, tha se Izraeli do të vazhdonte fushatën ushtarake "derisa të jemi në gjendje të garantojmë sigurinë e territoreve në jug të vendit, kur popullsia e atyshme të moj jetë më e detyruar të jetojë nën terrorin e sulmeve të vazhdueshme raketa nga ana e forcave Hamas".
Sulmet e fundit
Aviacioni izraelit ka kryer sulme të reja në jug të Rripit të Gazës, duke goditur rreth 30 objektiva të forcave Hamas, mes të cilave shtabe ushtarake, depozita armësh e stacione lëshimi raketash. Mësohet se përgjatë gjithë operacionit "Plumbi i shkrirë", aviacioni izraelit ka goditur në total 270 objektiva të ndryshme. Gjatë sulmeve është goditur edhe një cisternë, e cila ka shpërthyer duke bërë që të përfundonin nën flakë edhe shtëpitë përreth. Radio e Hamasit foli për viktima të shumta në këtë sulm.
U bombarduan edhe një seri tunelesh të përdorura për të kaluar kontrabandë armë e mallra mes Rripit të Gazës e Egjiptit.
Ndërkaq, Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara lëshoi apelin për ndërprerjen e menjëhershme të të gjitha aktiviteteve ushtarake.
Ministria e Punëve të Jashtme
Deklaratë për shtyp
Thirrje palëve për qetësi dhe arsye
Ministria e Punëve të Jashtme shpreh shqetësimin e saj të thellë ndaj konfliktit të armatosur në Gaza, ku si rezultat gjetën vdekjen mbi 200 qytetarë, si dhe u plagosën qindra të tjerë. Ministria e Punëve të Jashtme u bën thirrje palëve për qetësi dhe arsye duke shprehur bindjen se palët në konflikt do të dinë të përmbahen duke iu kthyer bisedimeve dypalëshe si e vetmja rrugë në stabilizimin e situatës në të mirë të dy popujve dhe gjithë rajonit në Lindjen e Mesme.