E Shtunë, 31 Tetor 2026

Babai: Të kërkohet nëpër shtëpi!

Sugjerimi

Babai i vajzës së humbur, Zamir Mata, thotë se policia duhet të bëjë kontroll edhe nëpër shtëpitë e zonës, sepse mund të gjendet e fshehur diku. “Ma ndien zemra se vajza ime është gjallë dhe policia duhet të kontrollojë nëpër shtëpitë e zonës se ndoshta dikush e mban atë”, tha Mata. Nga ana e vet, policia është shprehur se nuk ka autorizim për kërkime në banesat e fshatarëve. Për humbjen e 6-vjeçares deri tani ka një person në të ndaluar për dëshmi të rreme, për të cilin Gjykata e Kukësit sot vendos masën e arrestit. Ai është një 29-vjeçar nga fshati Lojme ndërsa dëshmia e tij kishte fajësuar një fshatar si rrëmbyesin e mundshëm të Bleonës, e cila nuk u vërtetua të ishte real.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›