E Diel, 1 Nëntor 2026

Bojaxhiu, në pranga 3 inspektorë të karburanteve

Policia

Policia dhe Prokuroria e Tiranës kanë kryer dje operacionin e koduar “Bojaxhiu”, duke vënë në pranga tre inspektorë të karburanteve. Sipas drejtorit të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, kryeinspektori dhe inspektorët Luan Q., dhe Kastriot Ll., janë arrestuar në flagrancë, pasi i kanë marrë një grosisti karburantesh shumën prej 20000 dollarësh, në këmbim të dhënies së lejes së kryerjes së kontrollit teknik e zhdoganimit të një anije me karburant. “Nga hetimet e kryera nga Policia dhe njësia Task Forcë në prokurori ka rezultuar se të arrestuarit për një periudhë prej 8 muajsh në vazhdimësi i kanë kërkuar këtij biznesmeni shumën 10 000 dollarë për çdo anije të zhdoganuar, duke përfituar në mënyrë të paligjshme në total shumën prej 100 000 dollarë. Materialet procedurale të kësaj dosje do t’i kalohen për ndjekje të mëtejshme prokurorisë nën akuzën e kryerjes së veprës penale të ‘korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike’”, tha drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›