E Diel, 1 Nëntor 2026

Babai fishekë djalit me burgim të përjetshëm

 

LEZHE- Babai i të dënuarit përjetë, fishekë djalit në burg. Policia e Lezhës arrestoi dje Kol Përndoin nga një fshat i po këtij rrethi, pasi në mes ushqimeve dhe rrobave për të birin, Marjan Përndoi, ai kishte fshehur katër fishekë pistolete. Gardianët evidentuan këtë fakt, pasi kontrolluan çantën e të  moshuarit. Ata sinjalizuan policinë e burgut, e cila arrestoi Përndoin, ndërsa më pas është pyetur për të zbardhur këtë ngjarje. Mësohet se Marjan Përndoi vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Peqin për vrasje. Ai ishte sjellë në burgun e Shënkollit si “bujtës”, pasi do të merrej në pyetje në lidhje me disa ngjarje në komisariatin e Laçit. Sipas burimeve, dyshohet se fishekët ishin destinuar për në Peqin. Drejtuesit sinjalizuan krerët e këtij burgu për të bërë kontrolle, pasi dyshohet për futjen e ndonjë arme, me qëllim eliminimin e ndonjë të dënuari përjetë.    r.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›