E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Reformës nis punën

 

Dy ekspertët e komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore do të merren ekskluzivisht me dekretin e Presidentit Topi të mbërritur në Kuvend. Problemi kryesor i dekretit lidhet kryesisht me afatet. Ekspertët do të bëjnë rregullimet e afateve, të cilat janë kaluar, siç kanë të bëjnë me mënyrën e ngritjes së KQZ-së, si dhe në nxjerrjen e udhëzimeve për ngritjen e KZAZ-ve, të ndarjes së mandateve të deputetëve të Kuvendit. Gjithashtu, duhet të përcaktohen dhe procedurat e veçanta për hartimin e listave të zgjedhësve, të cilat duhet të jenë gati 6 muaj përpara zgjedhjeve. Drejtuesit e PS-së dhe të PD-së në mbledhjen e dy ditëve më parë në komisionin e posaçëm kanë shprehur rezervat e tyre për kthimin e dekretit të Presidentit, pasi kjo do ndikojë negativisht në procesin e ardhshëm zgjedhor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›